Berisha Lufta kunder korrupsionit beteja me e veshtire por fitohet duke e luftuar me transparence

Kryeministri Berisha, në Konferencën rajonale për luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar luftën antikorrupsion si të vështirë, por jo të pamposhtshme, vlerësoi si të rëndësishëm zhvillimin e betejës, duke nisur individualisht nga gjithsecili. Ai tha se qeveria ka bërë përpjekje të mëdha në të gjitha fushat dhe rezultatet kanë qenë të mëdha.
“Lufta kundër korrupsionit është beteja më e vështirë, por ajo mund të fitohet duke e luftuar këtë fenomen me transparencë”, tha kreu i qeverisë, Sali Berisha.
Kryeministri deklaroi se antikorrupsioni është një duel i përjetshëm dhe thelbësore për ta luftuar atë është transparenca, që sipas kryeministrit nënkupton vullnetin e mirë për ta luftuar në themel këtë plagë të shoqërisë.
Kryeministri tha se korrupsioni është një fenomen i rrezikshëm social, andaj duhet që të ndërmerren përpjekje të gjithanshme për të sjellë në rrugën e drejtë shoqërinë.
Në këtë kuptim shefi i ekzekutivit tha se për qeverinë e tij është parësore ndërmarrja e të gjitha reformave për të luftuar korrupsionin në çdo hallkë e çdo fushë të shoqërisë.
"Kjo është një betejë afatgjatë dhe tejet thelbësore për të ardhmen e vendit", nënvizoi kryeministri duke inkurajuar adaptimin e praktikave të duhura për transparencën në vendimmarrje.
Kryeministri Berisha garantoi se qeveria e tij është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, për të cilën ai i ftoi të gjithë edhe opozitën të bashkëpunojnë për të luftuar dhe zhdukur këtë fenomen të rrezikshëm.
"Nuk duhet të biem pre e korrupsionit", tha kryeministri, duke përmendur edhe projektet e qeverisë për antikorrupsionin, njëri prej të cilëve është numërimi elektronik.
Sipas kryeministrit falë projekteve të mira qeveria ia doli të kishte arritje të mëdha në luftën kundër korrupsionit duke patur 100 për qind prokurime elektronike.
"Korrupsioni është një kancer dhe ai mund të luftohet në çdo fushë", tha zoti Berisha, duke përshëndetur arritjen në fushën e mbrojtjes, ndërsa kujtoi se mbrojtja dhe siguria janë parësore në këtë luftë sipas tij të përjetshme.