E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec vellai plagos vellane

Dy ngjarje kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qarkun e Korçës.

Në Pogradec vëllai gjatë një sherri banal plagosi me armë zjarri vëllanë e tij. Sipas policisë Ardian Hamza, 37 vjeç qëlloi me armë Sallten Hamza, 44 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri ndodhet në Spital Ushtarak.

Ndërsa në Korçë, një 68 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr. 16. Viktima është Koço Sotiriadhi, Policia ka nisur punën për verifikimin e shkaqeve të vdekjes së 68 vjeçari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›