E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i BE-së Lajçak ,sërish në Tiranë

I dërguari i BE-së Lajcak vjen ditën e enjte në Tiranë.  Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në BE, Maja Koçijançiç, e cila tha se gjatë qëndrimit në Tiranë, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime me dy liderët kryesor të politikës shqiptare, përkatësisht kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama.

“Siç e dini, ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe ajo çfarë duhet të ndodhë, ajo çfarë Shqipëria duhet të bëjë është që të fokusohej në axhendën europiane. Këtë e kemi përsëritur shpesh se do të shohim të gjitha aspektet e ndryshme për atë çfarë po ndodhë dhe Miroslav Lajçak do të diskutojë mbi këtë pikë të enjten. Ju e njihni qëndrimin tonë mbi të drejtën e fjalës, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe kjo është një çështje që do t`ua bëjmë shumë të qartë. Më shumë se kaq nuk mund të them gjë për momentin”, ka thene Koçijançiç.

Ardhja e tij pason deklaratën e Ashton ditën e djeshme. Ka qene i dërguari i Baroneshes Ashton, Miroslav Lajcak, i cili ka raportuar lidhur me vizitën e tij javën e kaluar në Tiranë, ku në takime me liderët e vendit përcolli mesazhin e Brukselit për dialog dhe shmangie të dhunës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›