Berisha: Mandati i dytë, mandati i mundësive të mëdha

Nisin punimet për rrugën Ballgat Peqin me një vlerë prej 150 milionë lekë. Në inagurimin e fillimit të punimeve mori pjesë edhe kryeminisri Berisha. Kryeministri përshëndeti projektin e kësaj rruge, e cila lehtëson shumë jetën e banorëve të kësaj zone. Kryeministri tha se me këtë rrugë, së bashku me Boshtin e Jugut dhe rrugën që kalon në Belsh, Kosovë, zona dhe e gjithë Dumreja njeh një urbanizim të madh dhe dalje më të shpejtë të prodhimeve në treg. Me tej kryeministri Berisha ka theksuar se mandati i dytë do të jetë mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit, është mandati në të cilin ne jemi të bindur se do ta ndryshojmë Shqipërinë në atë mënyrë sa ajo të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga prapambetja shekullore që trashëgon.