E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokaj: Koalicioni LSI-PD, një zgjedhje racionale

Dekani i fakultetit të gjuhë-letërsisë Shazai Rrokaj u shpreh në studion e "Ora News" se koalicioni i LSI-së me PD-në është një zgjedhje racionale. Sipas tij koalicioni është një shans që i jepet LSI-së për të zbatuar programin për të cilën elektorati i dha votën. "Duhet të heqim dorë nga mendësitë e dikurshme dhe dogmave ideologjike port ë jemi më tepër besnike zbatimeve të programit për elektoratin" theksoi Rrokaj. Ndërsa për dorëheqjen e kreut socialist Rama Rrokaj u shpreh se ai humbi mundësin për të bashkuar të mjatën që solli edhe humbjen e saj. Sipas tij duhet një person tjetër që të luajë rolin e ribashkimit duke mos përjshtuar kështu edhe ish kreun e PS-së Fatos Naon. "Nano e ka treguar që është lidership dhe mund të luajë rolin e bashkimit të së mjatës" theksoi Rrokaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›