E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mandatin e ardhshem finalizojme infrastruktruren moderne arsimore

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në përurimin e shkollës 9 vjeçare “Mjull Bathore” në Komunën Farkë të Tiranës. Duke përmendur investimet e qeverisë së tij në komunën Farkë në fushën e arsimit ai shprehu vendosmërinë e tij që në dy vitet e para të mandatit të ardhshëm të finalizojë projektin e infrastrukturës moderne për arsimin.

Kreu i qeverisë tha se ndërtimi i kësaj shkolle i shtohet zinxhirit të shkollave dhe kopshteve në komunën e Farkes, duke u bërë një nga shkollat me standarde të larta të arsimit në vend.
“Shpreh kënaqësinë se ndaj me komunitetin tuaj, fëmijët tuaj, meësuesit e tyre gëzimin e përurimit të shkollës së re shkollën, e cila ka standardet më të larta të infrastrukturës arsimore. Është kënaqësi e madhe, sepse gjeta klasa që numri i nxënësve varionte nga 20 në 24, duke u bërë një nga shkollat me standarde të larta të arsimit në vend, që i shtohet zinxhirit të shkollave të ndërtuara dhe kopshteve”- e nis fjalën e kryeministri Berisha i cili shtoi se në mbarë komunën Farkë janë ndërtuar 6 shkolla dhe kopshte të reja, 50 km rrugë, 14 ujësjellësa e kanalizime, 5 qendra shëndetësore. “Nga 2 mijë banorë që kishte komuna juaj sot ajo numëron 22 mijë banorë dhe paraqet një nga pamjet më panoramike të Tiranës dhee vendit në tërësi”- vijoi ai.

Berisha theksoi edhe njëhrë se për qeverinë e tij arsimi është përparësi e të gjitha përparësive dhe gjatë këtyre viteve është bërë gjithçka që fëmijët të shkollohen në kushtet nmë të mira dhe njëlloj si fëmijët e vendeve të zhvilluara.
“Rrjeti i fuqishëm i shkollave të ndërtuara në këto vite ka bërë që numri i nxënësve në klasa të normalizohet. Nga 2006- 2010 ne kemi ndërtuar mbi 1300 shkolla në të gjitha anët e Shqipërisë dhe rindërtyuar 71% të shkollave. Jemi të vendosur që në dy vitet e para të mandatit të ardhshëm të finalizojmë projektin e infrastrukturës moderne për arsimin”- theksoi kryeministri i cili e konsideroi arsimin si Levën e Arkimedit pë rtë vendosur Shqipërinë ne grupin e vendeve të zhvilluara.
“Ne kemi arritur qartësisht disa nga treguesit kryesorë të vendeve të zhvilluara. Shqipëria po ecën drejt zero analfabetizmit, i cili po merrte përmasa të frikshme vite më parë. Shqipëria është vendi që 91% e atyre që mbarojnë shkollën e detyruar vazhdojnë shkollën e mesme, 71 % e atyre që mbrojnë maturën hyjnë në Universitet”- deklaroi shefi i qeverisë i cili informoi edhe për kontributin e arsimti privat në këto vite që sipas tij në këto 6 vite falë pjesëmarrjes së iniciativës së lirë janë 265 shkolla private
“Shqipëria me iniciativën private mbulon 9% të arsimit parauniversitar, kurse në atë universitar 21% kontribut të këtij arsimi”- vijoi ëm tej ai.
Gjithashtu Berisha nënvizoi se nga 2006 në 2012 është mbitrefishuar numri i studentëve për 1 mijë banorë dhe këtë vit shkollor hyjnë 164 mijë studentë në universitet, ndërkohë që sipas tij Shqipëria për numër studentësh për frymë tejkalon një pjesë të mirë të vendeve të zhvillura.
Ai tha se Shqipëria në fushën e dijes, një nga projektet madhore dixhitale ishte shtrirja e internetit në çdo shkollë.
“Do bëjmë të mundur që klasa të zhvillojë mësimin dixhital, ky të jetë standardi i ardhshëm në shkollat tona”- vijoi ai, ndërsa theksoi se përpjekja më madhore në fushën e dijës në programin e qeverisë së tij ëkto 6 vite është bërë për mësuesin.
“Në programin tonë të 6 viteve më parë deklaruam se arsimi po rrënohet, ne do ta rindërtojmë dhe këtë do ta bëjmë duke vendosur mësuesin në piedestalin që meriton. Sot mësuesit janë më shumë se gjysma e administratës publike të vendit. Sot mësuesit marrin 120-140% pagë më të lartë se në fillim të 2006. Sot mësuesit e shkollave 9 vjecare nga 227 mijë lekë që merrnin në vitin 2005, marrin 550 mijë lekë në 2012, kurse mësuesit e shkollave të mesme nga 270 mijë lekë që merrnin në 2006 sot marrin 590 mijë lekë, duke ngushtuar 4.4% me rrogën e kryeministrit”- theksoi Berisha, i cili shtoi se qëllimi i tij është rritja e rrogave të mësuesve dhe kualifikimi i tyre.
“Qëllimi ynë është rritja e rrogave tuaja, do bëjmë gjithçka për kualifikimin e punës suaj dhe shpërblimin tuaj. Do bëjmë të mundur që gara e dijes të ndriçojë mendjen e shqiptarëve”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›