E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mandatin e ardhshem me shume femra ne qeveri

Në tryezën e Këshillit të Ministrave nuk ishte vetëm ministrja Bregu zonjë. Nuk i janë dukur aq mirëpritës kolegët zotërinj.

Në këtë kohë fushate kur më shumë se kurrë flitet për barazi gjinore në politikë, kryeminsitri Berisha premtoi se mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë femra në kabinetin qeveritar.
Pastaj e nisi me lajmet kryesore, duke qëndruar tek premtimet e fushatës. Disa gjëra u sqaruan për fermerët, si rimbursimi dhe ulja e TVSH-së për ta.
Njësoj do të trajtohen edhe peshkatarët.
Këtu u ndal pak më gjatë. Shpjegoi me pak fjalë pse ka premtuar plan kombëtar për peshkimin.
Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e tij, ky është zotimi ynë. Duhet riorganizim total për peshkimin. Një vend që ka 400 kilometra vijë bregdetare. Liqenet dhe ujrat përbëjnë 15% më shumë se territori tokësor. Një vend që ka 600 rezervuare dhe po ndërtohen 300 të tjerë, duhet të ketë një riorganizim total të peshkimit”

Ndërsa TVSH për industrinë turistike do të ulet, ua ka premtuar operatorëve turistikë që kur ishte Aldo Bumci ministër i linjës.

Berisha paralajmëroi edhe memorandumin e mirëkuptimit që qeveria shqiptare firmos me qeverinë e Malit të Zi dhe Kroacisë, për projektin e gazsjellësit Transadriatik.
Duke menduar që i përmblodhi të gjitha, përshëndeti median para se të kalonin tek diskutimet në hollësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›