Rama ne Bruksel Bashkimi i te majtes pika e forte e opozites ne zgjedhje
Edi Rama ka ardhur në Bruksel për të marrë mbështetjen e grupimit socialist europian për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalimin e mbajtur në takimin e grupimit socialist dhe democrat, Rama ka u ka shpjeguar eurosocialistëve, se fitorja e deritanishme e Berishës, shpjegohet me përcarjen e të majtës dhe se këtë radhë socialistët do të fitojnë, në sajë të bashkimit të të majtës shqiptare.
“Zgjedhjet në Shqipëri mbeten problematike, pasi ato nuk janë të sigurta dhe kanë qenë të manipuluara. Por gjithsesi, ne do ia dalim për disa arsye të qarta. Së pari, këtë rradhë ne jemi të gjithë të bashkuar si e majtë. Elementi që ka favorizuar shumë Berishën dhe partinë e tij në të shkuarën nuk ekziston këtë radhë”.
Pyetjes se si do të sjellë ndryshimin që ai dëshiron në një kohë krize ekonomikle dhe financiare të mprehtë në Europë, Rama I përgjigjet se situate në Shqipërisë nuk është e njëjtë me atë në Europë:
“Situata e krizes ekonomike dhe financiare ne Europe nuk ka te beje me situaten ne Shqiperi. Ne Shqiperi ka krize sistemi”.
Ndërkohë, entuziazmi për valën socialiste në Europë është në shuarje. Kjo reflektohet me rënien e madhe të popullaritetit të qeverisjes socialiste franceze një vit pas zgjedhjeve presidenciale në Francë, vend motor I BE-se, e deri në humbjën e freskët të socialistëve në zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari.