Lirimi i hapësirave publike,bashkia vijon aksionin

Kreu i Policisë bashkiake, Florenc Hoxha
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vazhduar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga subjekte të ndryshme, si dhe për disiplinimin e parkimit të makinave vetëm në njërin krah të rrugës.
Aksioni i sotem u perqendrua në rrugën Qemal Stafa, mjaft problematike për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregëtarëve aty.
Sot, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë përqendruar aksionin për lirimin e hapësirave publike, në një ndër rrugët më problematike të Tiranës, në rrugën Qemal Stafa. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës, u shpreh për mediat, Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Sipas tij, së shpejti ndërhyrjet e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në gjithë territorin e Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e ish-Bllokut.