I jepet edhe një status liqenit të shkatërruar të Tiranës

Për këtë qëllim, nënkryetari i Bashkisë, Emond Panariti, zhvilloi një takim me ekspertë të fushës, ku është rëndë dakord që Parkut të Liqenit t’i jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, dhe për këtë u vendos që të nisin procedurat ligjore dhe administrative.
“Bashkia e Tiranës organizon sot këtë takim të zgjeruar konsultativ me grupet e interesit, për të garantuar mbrojtjen ligjore të Parkut të Liqenit Artificial dhe kjo bëhet nëpërmjet një statusi ligjor. Ky është edhe thelbi i diskutimit të këtij takimi. Jam shumë i lumtur që në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, duke filluar që nga përfaqësues të pushtetit qendror, organizatat ambientaliste dhe përfaqësues të nderuar nga bota universitare dhe akademike”, u shpreh gjatë takimit Panariti.
Me dhënien e këtij statusi, përcaktohen më saktë sipërfaqja dhe masat që do të merren për investimin dhe mirëmbajtjen e parkut. Statusi i Parkut Rajonal, krijon bazat për ruajtjen e ekosistemit nga ndotjet dhe ndërhyrjet abusive si dhe ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të biodiversitetit në gjithë hapësirën. Ky propozim do t’i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës. /Start/
2011-11-02 13:56