Elbasan, shembet dheu, 3 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak minutash në Elbasan ku një masiv dheu është shembur pranë ish- kombinatit metalurgjik në momentin që po punohej.
Si pasoj e shembjes janë plagosur tre punëtorë të cilët ende nuk janë identifikuar. Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se 2 nga punëtorët janë dërguar në spitalin e qytetit për të marr ndihmën e parë ndërsa i treti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rreth rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.