E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Marksizmi rrenim. Rama Une marksist si Obama e Sarkozy

Tirane 2 nentor 2011 NOA- Gjate mbledhjes se sotme te qeverise Kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se tentativat e tij per demtimin e sistemit ekonomik dhe fiskal te Shqiperise nuk jane gje tjeter vecse alternative mjerane per rikthimin e doktrines marksiste.

Duke iu referuar taksimit sipas modelit amerikan te cilen e propozoi si pjese te programit te ri politik shefi i opozites Edi Rama Kryeministri Berisha paralajmeroi lidershipin socialist dhe mbeshtetesit e tij se alternativa marksiste do te mbetet vetem ne mendjet e ithtareve te tij.

Ata le te merren me Marksin po te duan por i siguroj se Marksi do te mbetet brenda selise se tyre dhe nuk do te shetise me neper rruget e Shqiperise. Jo Shqiptaret e kane provuar me shume dhe ne menyren me te tmerrshme se gjithe te tjeret. Te dalesh sot me taksen progresive ne nje kohe kur bashkine e falimentove duke rritur taksat dhe e dorezove si nje institucion te falimentuar ne rrafshin fiskal atehere me thoni se cfare mund ti bejne Shqiperise politikat marksiste pervecse rrenimit u shpreh Berisha.

Vetem pak caste pas fjales se kreut te qeverise shefi i opozites Edi Rama ne profilin ne rrjetin social Twitter shkruan se Ne jemi me marksistet Obama Merkel Sarkozy e Cameron madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu eshte me cunat e Bllokut te vet.

Ndersa me vone ne blogun e tij Rama shprehet se E me e shemtuara ne retoriken egersisht primitive te Saliut eshte se nuk e ka asfare filozofik qendrimin e tij gje qe mund te thuhet per mbrojtesit e ndershem te teorise se takses se sheshte po e ka teresisht ne funksion te rritjes se pasurise te oborrit te tij. Pra ska hallin e Marksit ish- Sekretari fanatik i Enverit po hallin e cunave te Bllokut te tij. Te cileve u ka vene ne dispozicion sistemin fiskal te Shqiperise dhe xhandarmerine fiskale te qeverise per ti ndihmuar te bejne perdite nga nje pershesh me taksen e ulur shesh e me ane tjeter te zhbejne punet e sipermarresve te tjere qe nxirren me gjoba mafioze e shqelma pushteti nga tregjet e nga rruget e konkurrences.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›