E Shtunë, 31 Tetor 2026

Servet Pëllumbi: Rama po e bën PS-në fërtele

02-11-2011 / Gazeta 55

S’ka më pikëpyetje lidhur me kursin që po ndjek Edi Rama me strukturat e vjetra të ish-Partisë Socialiste. Servet Pëllumbi, një themelues dhe autoritet i klanit të ideologëve të së majtës, thekson qëndrimet anti-PS të Edi Ramës, duke kujtuar se partia e tij tashmë ishte shndërruar në një ojq, e cila s’mund të pretendonte të vinte në pushtet Ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi lëshoi dje një deklaratë të ashpër ndaj mënyrës se si po drejtohet Partia Socialiste. Profesori i socialistëve mori pjesë dje në mbledhjen e fundit të asamblesë aktuale të PS-së, ku nuk kurseu kritikat ndaj dy instrumenteve me të cilat kjo forcë politike synon të vijë në pushtet: statuti dhe programi i saj. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të këtij forumi ish-themeluesi i PS-së, Pëllumbi, ka kritikuar lidershipin socialist. Madje, në një akuzë të drejtpërdrejtë Pëllumbi e ka cilësuar funksionimin aktual të PS-së si një OJQ. “Duhet të përcillet një frymë mirëkuptimi dhe mirëfunksionimi nga qendra në bazë. Shihet se organizatat socialiste (kam parasysh këtu strukturat në bazë) nuk po marrin pozicionin e duhur. Kjo duhet të rishikohet, se ndryshe PS-ja po kthehet në një OJQ”, mësohet të jetë shprehur Pëllumbi gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht ish-kryetari i Kuvendit është ndalur dhe në ndryshimet në statut, ku sipas tij në vijimësi shtohen pika në këtë dokument, të cilat nuk gjejnë asnjëherë zbatim. Për këtë arsye Pëllumbi propozoi që të ato të shkurtohen ose dhe të hiqen fare nga statuti. Po kështu Pëllumbi shprehu pakënaqësi dhe lidhur me programin e ri të PS-së. Sipas tij, është e domosdoshme që të definohet programi i së majtës. Ndaj kritikave të Pëllumbit, kreu socialist, Rama, zgjodhi të mos bëjë asnjë ndërhyrje apo sqarim, duke i lënë hapësirë diskutimeve të radhës në këtë takim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›