Po, e pashë unë avokatin e Metës duke pirë kafe me ekspertin e videos
“Zoti kryeredaktor! Po ju shkruaj nisur nga një debat që kam dëgjuar në shtyp mes Dritan Priftit dhe avokatëve të Ilir Metës, për një takim të tyre në kafe Evropa para gjyqit. Nuk e di për çfarë dite e kanë debatin, por unë mund të dëshmoj se ditën e shtunë në mëngjes, nga ora 10: 20 deri më 11: 15 minuta, avokati Serjani dhe një ekspert i videos se Metes, kanë qenë në kafen që vazhdon ngjitur me kafe Evropa. Ekzaktësisht kemi qenë të dy bashkë në një kafe. Më me saktësi mund t’ju them se ishim tek kafja në të djathtë të kafe Evropës, kur je përballë kafes, pra në anën e djathtë të tunelit të 9 katsheve. Ishte avokat Serjani me atë ekspertin e shëndoshë, në një kolltuk në fund djathtas, me kurriz nga dera. Mund t’u sjell dhe fotografinë e vendit ku ishin ulur.
Nuk mendoj se kjo ka ndonjë rëndësi të madhe, por zelli për të përgënjeshtruar çdo gjë dhe takimet e rëndomta në kafe, tregon se ata janë të prirur të kenë raport vetëm me gënjeshtrën”.
____________
Dërguar nga Agim Bime gimi2278@yahoo.com