E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria gjobitet me 50 mijë euro

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 50 mijë euro, informoi të mërkurën në drekë Komisioni i Disiplinës në UEFA. Shkak për këtë vendim është bërë reagimi i dhunshëm i tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes së kombëtares sonë me atë franceze në shtator të këtij viti. Në njoftimin zyrtar, FSHF-ja i ka etiketuar si të papërgjegjshëm tifozët që kanë hedhur sende në fushë dhe kanë ndezur fishekzjarre. Në fund të komunikatës shkruhet se FSHF-ja është distancuar nga këto veprime të papranueshme dhe përballë asaj pakice tifozësh të papërmbajtur. Deklarata e Federatës përfundonte me falënderimin për të gjithë ata mbështetës të tjerë të përfaqësues, që ndjekin ekipin e tyre të zemrës në mënyrë të civilizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›