E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: "Mbajtem premtimet, meritojme mandat te trete" Eva Gjura

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Partia Demokratike po ecen e sigurt drejt nje mandati te trete qeverises dhe garanci per kete jane premtimet e mbajtura, te cilat per kreun e mazhorances jane nje pasaporte e sigurt per fitoren e zgjedhjeve te 2013. Keto deklarata kryeministri Berisha i beri ne Sukth ku mori pjese ne ceremonine anetaresimit te 430 te rinjve ne Partine Demokratike. "Ne po ecim drejt zgjedhjeve, drejt mandatit te trete. Ju, te gjithe anetaret dhe anetaret me te rinj te PD, por edhe te gjithe anetaret e tjere te PD-se, mbeshtetesit tane, paraqituni ne cdo dere, trokisni ne cdo zemer me ballin lart, sepse ne, pavaresisht nga veshtiresite, te metat apo gabimet qe kemi bere dhe qe nuk perjashtohen te behen, kemi mbajtur fjalen dhe premtimet tona", -tha Berisha-, i cili theksoi se, "ne nuk kerkojme votat per ato qe kemi bere. Ne i kerkojme votat per ato qe do te bejme ne kater vitet qe vijne, por keto qe kemi bere jane pasaporta e besimit ndaj nesh, jane pasaporta e ndershmerise dhe sinqeritetit, e fjaleve te mbajtura qe ne u kemi dhene shqiptareve. Ne kater vitet e tjera eshte ne detyren tone te bejme kater here me shume". Per kryeministrin vendimi per te qene pjese aktive e PD-se eshte nje akt fisnik pasi qe ne themelimin e kesaj partie ne 1990 kjo force politike erdhi si promotor i garantimit te lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare ne ndaluara me kushtetute. Per kete, u shpreh kryeministri gjenerata e re duhet te ndihet krenare per te shkuaren dhe te ardhmen e kesaj force politike, si partia e premtimeve te mbajtura. "Ju anetaresoheni sot ne PD, si parti e te drejtave dhe lirive te qytetareve shqiptare, te cilat i kishin te ndaluara me kushtetute, u themelua si parti e lirise se fjales, e lirise se levizjes, e lirise se sipermarrjes, e lirise se besimit. Ju po hyni ne shtepine tuaj, ne shtepine e lirise, ju po bashkoheni me forcen politike, e cila eshte promotor i lirive dhe te drejtave njerezore ne Shqiperi, promotor i dinjitetit njerezor. Ju anetaresoheni sot ne partine politike te fjales se mbajtur. Gjate 20 viteve PD ka shnderruar ne realitet te prekshem per cdo qytetar te gjitha premtimet e saj te medha. Me programin e saj ka bere qe Shqiperia te jete sot vite drite larg asaj qe ishte 20 vjet me pare", eshte shprehur kryeministri ne fjalen e tij para te rinjve te Sukthit te sapoanetaresuar ne radhet e PD-se. Per kryeministrin, vitet e qeverisjes se vendit prej saj, kane qene vite suksesi nga renia regjimit totalitar deri tek marrja e rekomandimit per statusin e vendit kandidat ne BE. "Ju anetaresoheni sot dhe nisni jeten tuaj politike si anetare te nje force, e cila pas themelimit te saj ia doli duke fituar besimin e madh popullor te mbare shqiptareve; ia doli te hedhe menjane zgjedhen komuniste, sistemin totalitar te barbarizmave me te medha qe shqiptaret kishin njohur; ia doli qe me besim te madh tek lirite dhe vlerat te ndertoje ne Shqiperi ekonomine e tregut, ekonomine e bazuar ne sipermarrjen e lire; ia doli qe me programin e saj te hape Shqiperine drejt botes, ta anetaresoje ate ne Keshillin e Evropes dhe, me pas, ta anetaresoje ate ne NATO, ia doli te firmose me BE marreveshjen e Stabilizim - Associmit; ia doli qe 2-3 jave me pare Komisioni Evropian te rekomandoje Shqiperine per statusin e vendit kandidat. Ju anetaresoheni ne nje force politike, e cila i perket PPE , forces politike me te fuqishme qe Evropa ka njohur ne tere historine e saj, partive politike qe ndertuan Evropen e lire te pas lufte dhe qe jane aleate te PD", theksoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›