E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Asnje rritje cmimi te energjise per konsumatoret Eglantina Nasi

Edhe nese mund te kete nje rishikim te tarifave te shitblerjes se energjise elektrike mes operatoreve te ndryshem, kjo nuk ka per te ndodhur aspak me tarifat qe i perkasin kategorise se konsumatoreve. Qofshin keta familjare, por edhe sektor privat. Nje garanci te tille, e ka dhene vete kreu i Entit Rregullator te Energjise, Sokol Ramadani, gjate nje prononcimi te posacem per mediat, lidhur me nje ceshtje te tille. Nisur nga situata e renduar e importeve te shtuara ndaj produktit te energjise, pas thatesires se tejzgjatur te ketij viti, por edhe humbjet e larta te shkaktuara ne rrjetin e energjise, kreu i ERE-se, sqaroi se asnje prej ketyre faktoreve nuk ka per te ndikuar ne ndonje rritje te re te tarifave te pageses se energjise elektrike, te pakten per kategorine e konsumatoreve. "Enti Rregullator i Energjise ka nxjerre nje tarife 3-vjecare, e cila percakton cmimin mesatar 3-vjecar te energjise. Dhe ne baze te metodologjise se percaktimit te tarifes, ka rregullime te tij brenda cdo viti per operatoret. Por jo per konsumatoret fundore, sic jane popullata apo sektori privat etj", ka saktesuar konkretisht ai gjate prononcimit per media, lidhur me nje supozim te tille per rritje cmimesh. Ne kete kendveshtrim, ai ka mbrojtur idene se pavaresisht importit te energjise, nuk do te kete aspak nje rritje te cmimit te energjise elektrike per konsumatoret. E kjo, pritet qe te ndodhe, edhe pse gjendemi ne nje periudhe kur behet rishikimi i tarifave mes operatoreve. Kujtojme ketu, se gjate muajit shtator, Enti Rregullator i Energjise mori ne shqyrtim aplikimin e operatoreve CEZ, KESH dhe OST, mbi perditesimin e tarifave te energjise elektrike dhe doli me vendimin per shtyrjen e kesaj kerkese. "ERE vendosi te shtyje vendimmarrjen per fillimin e procedurave mbi shqyrtimin e aplikimit deri ne plotesimin e informacionit te kerkuar", citon vendimi perkates i ketij institucioni, lidhur me kete ceshtje. Cka flet per nje mosnxitim te autoriteteve rregulluese te tarifave te energjise, per te dale me nje tabele te re te tyre, te pakten gjate ketij viti. Nderkaq, percaktimi i tarifave aktuale te energjise elektrike, eshte kryer nje vit me pare, por se ato per kategorine e konsumatoreve jane te caktuara per nje periudhe 3-vjecare. Konkretisht, sipas vendimit te zyrtarizuar ne daten 7 dhjetor te vitit te kaluar, tarifat e aprovuara nga institucioni i ERE-se per periudhen rregullatore te viteve 2012-2014, pra 3-vjecare, percaktohej se per familjaret me konsum mujor deri ne kufirin e 300 kilovat/oreve, cmimi do ishte 7.7 leke, dhe mbi kete kufi, cmimi do arrinte ne 13.5 leke.

Opozita akuzon: Cmimi i energjise eshte rritur 200%

Cmimet e energjise elektrike, qe nga viti 2005 dhe deri me sot, jane arritur deri ne nivelin prej 200%. Kjo eshte akuza me e re qe mberrin nga selia roze, ne lidhje me sherbimet e sektorit elektro-energjetik ne vend. Ne vazhden e radhes, te shigjetimeve ne lidhje me administrimin qe po i behet ketij sektori ne vendin tone, permes deputetit Arben Ahmetaj, Partia Socialiste, kete here ka aluduar se gjendja ne te cilen ndodhet aktualisht ky sektor, eshte e rende. Madje, ai shton edhe se Koorporata Elektro-energjetike Shqiptare, faturon shume me pak ne cmim ndaj kompanise se shperndarjes se energjise, duke e pesuar ne kete menyre, sipas tij, konsumatori shqiptar. "Kjo do te thote qe KESH-i eshte i detyruar te vazhdoje te humbase para', per shkak te uljes se detyruar te cmimit qe Enti Rregullator. Por ne ditet qe vijne, ne do te bejme transparente elemente te tjere te menaxhimit te sistemit elektro-energjetik shqiptar dhe do te hedhim drite mbi vendimet abuzive te ketij enti", ka deklaruar me tej Ahmetaj. Duke perfunduar me faktin se qytetari shqiptar, eshte duke paguar ne faturen e tij te energjise, pikerisht, gabimet e deritanishme, qe sipas tij, jane bere me menaxhimin e sistemit tone elektro-energjetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›