Berisha: Mbështes deklaratën e KE-së
Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së, Edi Rama që të mbështesë deklaratën e KE-së dhe të nisë jetësimi i saj.
“I bëj thirrje që ta mbështesë deklaratën e Komitetit Presidencial dhe të fillojë menjëherë, bashkërisht, jetësimin e saj në të gjitha pikat, të cilat janë me të vërtetë, do të thoja parime shumë solide për tërësinë e problemit. Shpresoj edhe një herë, që edhe zoti Rama në këtë frymë t’i përgjigjet”, tha Berisha.
Ai shtoi se garanton opozitën se që në mbledhje të parë të Kuvendit, “ne jemi të gatshëm, që në prani të deputetëve socialistë, së bashku me ta, të ndërtojmë komisionin, jemi të gatshëm t’u japim shumicën dhe kryesinë e komisionit. Pra unë them se në parimet e vendosura, qëndron edhe çelësi i të gjithë zgjidhjes së problemit”. Kryeministri tha se pret nga zt. Rama që t’i përgjigjet në mënyrë konkrete deklaratës së KE-së për kthimin në Parlament.