Serbi, policia kontrollon banesën e Mlladiçit
"Policia zbuloi rreth 80 000 euro. Qëllimi i operacionit është ndërprerja e rrugëve të financimit (të ndihmës për Ratko Mlladiçin) dhe zbulimi i dokumenteve ", i bëri të ditur AFP-së një burim i afërt me hetuesit.
Autoritetet serbe njoftojnë vazhdimisht operacione kërkimi të Ratko Mlladiçit,duke qenë se Evropianët kërkojnë arrestimin e tij si kusht të domosdoshëm që Serbia të mund të përparojë në aspiratat e saj evropiane.
Ratko Mlladiç, i cili jeton prej vitesh në arrati, akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, TPI për ish-Jugosllavinë për gjenocid gjatë luftës së Bosnjës së viteve 1992-1995.