E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Brenda një muaji çdo fermë do të jetë i regjistruar

Brenda një muaji çdo detaj i bujqësisë shqiptare do të jetë i regjistruar.

Alban Çela drejtues i projektit pranë INSTAT deklaroi se regjistrimi i njësive ekonomike -bujqësore ka nisur në të gjithë vendin dhe pritet të zgjasë katër javë. Ndërkohë që rezultatet e para pritet të dalin në fund të këtij viti.
 

Regjistrimi i bujqësisë pritet të ndihmojë në krijimin e politikave të duhura për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
 

Për të mbledhur informacionin në terren do të jenë rreth 3 mijë e 500 anketues . Ky regjistrim i njësive ekonomike-bujqësore ka vetëm qëllime statistikore.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›