E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mbështetje të plotë për ekselencat

Qeveria shqiptare do të mbështesë fort ekselencat shqiptare duke shtrirë projektin edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e diaspore si dhe do të angazhohet për kthimin e ekspertëve. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, nga ku theksoi se qeveria shqiptare është e nagazhuar në këtë projekt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me trurin dhe arsimimin.

"Qeveria është e angazhuar që të lehtësojë kthimin dhe sistemin në vend të ekspertëve dhe specialistëve shqiptarë kudo që ndodhen. Ata po sjellin kontribude shumë të mëdha, po çelin horizonte të reja në veprimtarinë kërkimore dhe shkencore por mundësitë janë edhe më të mëdha” theksoi Berisha.


Gjithashtu kryeministri shtoi se është e domosdoshme që kuadri ligjor të parashikojë detyrimin e sektroit publik për punësimim imediat të tyre dhe për bonuset respektive ndaj tyre.
“Është e domosdoshme të ftohen ekspertë shqiptarë të të gjtiha fushave të rikthehen për të punuar në Shqipëri edhe duke krijuar kushte analoge në ato në të cilat punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka të inkurajojmë softin shqiptar. Mendja e kualifikuar shqiptare të jetë sa shqiptare aq edhe globale por primare të jetë shqiptare” shtoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›