E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me 8 maj, Shqiperia blu si me '92

INTERVISTA/ Kryeministri Sali Berisha analizon ne "Opinion", fushaten qe po mbyllet. Vlereson se ka qene nder me pozitivet por kritikon mungesen e debatit mes kandidateve. Kujton fushaten e 2007 dhe pohon se i doli nga kontrolli emetimi i spotit qe nxirrte z. Rama nudo ne plazh, duke theksuar se nuk duhej bere. Pranon se Tirana eshte larg nga ajo e 10 viteve me pare, shton se vec zhvillimeve pozitive, ka dhe nga me dramatiket. Kritikon Bashkine e Tiranes, si i vetmi institucion ne bote qe nuk merr dot kredi nga institucionet nderkombetare, per shkak te financave te kolapsuara qe ka. Vlereson se z. Basha do te marre kredi dhe do te hape pune publike, detajon dhe planet e punesimit. Premton se decentralizimi do te marre forme te plote pas 8 majit. Ndalet tek Edi Rama, thote se "ai ka zgjedhur lugen e arte ne Bashkine e Tiranes, peshkun e arte ne krye te PS-se, endrren e arte ne karrigen time". Por vlereson se "keto zgjedhje do t'i rezervojne Rames nje fund te ri". Thekson se me 8 maj, Shqiperia do te votoje blu, si ne vitin 1992

Perse kryebashkiaku i Tiranes, do t'i adresohet edhe votuesve te PD-se ne Kavaje, ne Shkoder, ne Korce dhe ne qytete te tjera?

Kete pyetje fatkeqesisht nuk do te mund t'ia shtroni dot atij. Sepse ai ka zgjedhur lugen e arte ne Bashkine e Tiranes, peshkun e arte ne krye te PS-se, endrren e arte ne karrigen time. Po mesa duket keto zgjedhje do t'i rezervojne atij nje fund te ri.

Keshtu keni thene edhe ne tre pale zgjedhje te tjera, po fitues ka dale Edi Rama....

Ne asnjeren prej tyre. Problemi eshte ketu, mungesa e realizmit ne vleresimet e zhvillimeve te ben te adaptosh qendrimet me te gabuara. Ne vitin 2007, Shqiperia ishte thellesisht blu dhe nder me blute. Fitoi Tiranen. Ai humbi vendin dhe ruajti keshtjellen e tij.

Eshte kafshata qe Partia Demokratike nuk e kaperdin dot ne Tirane...

Do te presim deri diten e diel. Historiku eshte i tille. Historiku i qeverisjes se tij ne Tirane, eshte e sigurt qe kurre nuk fitoi zgjedhjet e vitit 2003. Zoteria qe mban ne krah tani, Avokati Ngjela, i dha atij disfaten me te thelle, ne ate kohe qe zgjedhjet ishin teresisht jashte standardeve, u detyrua gjykata te ktheje per perseritje 138 qendra ne Tirane. Ambasadori i vendit kryesor i shkoi dhe i tha te nesermen, i fitove me serial zgjedhjet.

I fitoi pra?

I grabiti. Nuk i fitoi. Fitore si ato nuk jane fitore. Kur i merr me dhune, kur perdor banda, perdor serial killer, ato nuk jane fitore, jane grabitje.

A jane merzitur shume vete ne Partine Demokratike qe ju po flisni sot dhe zoti Lulzim Basha, do te flase neser?

Perkundrazi, ata qe presin bashkepunetoret e mi dhe une nga bashkepunetoret e mi, eshte nje fitore e merituar ne daten 8 maj. Kam bindjen e plote se po ecim drejt saj. Gjithcka tjeter i mbetet periferise se thashethemit. Ne fakt, ne thelb, kjo ka qene fushata mund te them ne te cilen ekipi drejtues i PD-se, ka qene me i angazhuar se kurre ne te. Pret me kenaqesi rezultatin e zgjedhjeve me daten 8 maj. Eshte shume normale se ne zgjedhjet e qeverise vendore te udhehiqen nga Tirana. Fushata eshte nje festival madheshtor, ku nuk shkelqen talenti kulturor i qytetareve, por talenti politik i tyre. A e di ti se cdo shqiptar, ne fushate, behet politikan me kohe te plote?

Kjo zgjedhje e juaja per te folur ju sot dhe Basha neser, eshte zgjedhje per keto zgjedhje apo afatgjate?

Kjo eshte zgjedhje perfundimtare. Zgjedhjet lokale, do te mbyllen me intervisten apo debatin e qytetarit te pare te Tiranes.

Ne rast se do ta humbni Tiranen, do e konsideroni se do t'i humbni zgjedhjet zoti Berisha?

Perpjekja tre shekujt e fundit ka qene per barazimin e votes. Vota eshte e barabarte kudo qe ajo hidhet. Une te garantoj, se ne rast se zoti Edi Rama, me aleancen e tij per te ardhmen, per vetmine, merr qofte edhe nje vote me shume se aleanca ime, une do te them se ai i fitoi zgjedhjet.

Vote per keshilltaret?

Vote ne planin e pergjithshem.

Pra i qendroni votes popullore, ne rang vendi?

Pa diskutim.

A po thoni qe keto zgjedhje mund te shnderrohen ne nje referendum politik?

Per qeverine?!

Pa dyshim.

Po ajo do te faktohet. Por per qeveritaret vendore, zgjedhjet s'mund te kene kurre karakter politik. Une te garantoj se zgjedhjet e pergjithshme do te zhvillohen javen e fundit te qershorit 2013. Eshte e vendosur kjo, eshte nje ABC-ja e kultures politike. Zgjedhjet ne nje sistem demokratik kane nje percaktim kushtetues, i cili ndryshon vetem ne rast te humbjes se mazhorances ne Parlament.

Pra ju thoni se kalkulimi i votave per koalicionet garuese, do te percaktoje se kush eshte fitues?

Pa diskutim qe po.

Nuk ka asnje menyre tjeter?

Jo. Pse mendoni ju se mund te pranoj une teorine e eskimezeve, qe nxoren ata ne vitin 2007?

Po a ka me shume peshe vota ne Tirane?

Tirana pa diskutim qe eshte kryeqyteti i vendit, epiqendra e te gjithe zhvillimeve madhore, por ne rrafsh qytetar, qytetaret jane te barabarte.

Zoti Berisha, keni 20 vjet qe beni fushata, ky eshte viti i 21-te, a ndjeheni i lodhur?

Une ndjehem 20 here me i perterire. Fushata per mua eshte libri me i bukur, i kam 15 vellime aty, ky eshte vellimi i 16-te. Eshte nje festival i vertete. Eshte nje fillim i ri per mua, cdo fushate. Pas dy vitesh do te kem fillim te ri prape.

A i keni kalkuluar ndonjehere zoti Berisha, ne keto 15 fushata qe keni zhvilluar, sa prej tyre i keni humbur? Dhe si keni reaguar kur keni humbur nje fushate?

Ato qe kam humbur, qe jane pranuar nderkombetarisht, jane 2 prej tyre dhe kam pranuar me gjakftohtesi dhe respekt te plote verdiktin e sovranit.

Me shume se dy kam pershtypjen...

Me gjej ti cilat?

Fushaten e pare te 31 marsit 1991...

Pse zgjedhje te lira ishin ato? U damkosen si zgjedhje jo te lira.

Zgjedhjet e 2000-2003...

Te denuara nderkombetarisht. Ka nje denim nderkombetar per to. Madje edhe zgjedhjet e 1996, u denuan. Nese perjashtojme keto, dalin dhe jane 2. Fatmiresisht nuk jam gjithnje fitimtar.

Si ka qene kjo fushate krahasuar me te tjerat?

Me e bukura. Ka disa risi, ju permbajtja deklarates per nje fushate ne diete. Fushate ne te cilen, edhe kryeministri i vendit perdori nje mjet te marre me qira. Mbi shpatullat e taksapaguesve, kushtoi shume me pak. Kjo eshte nje fushate, ne te cilen qytetari, me shume se kurre u vu ne epiqender. Ne flisnim per qytetin, zoti Rama fliste per fajin e Berishes. Me ne fund ai u rikthye dhe u kujtua se ka qytet, ka projekte, ka zhvillime. Fushata ka nje dimension interesant, ate dixhital. Ne fushaten e kaluar, ne vitin 2009 i vura vetes qellim te zhvilloj fushaten elektronike. Morra nje keshilltar i grupit te Presidentit Obama, nga Florida. Nuk ishte nder kryesoret por ishte pergjegjes per fushaten dixhitale dhe e zhvilluam shume mire. Ne kete fushate ka nje risi pozitive, Facebooku. Eshte menyra me sociale e komunikimit. Fakti qe per qytetarin e pare te Tiranes, u angazhuan ne Facebook mbi 250.000 nga te cilet sipas qendres se statistikes se kesaj faqeje ne Amerike, 136.000 jane ne Tirane.

Opozita tha se jane te blere?

Te vetmen gje qe nuk mund ta besh kurre. Nuk e blen dot nje njeri ne Facebook.

Nese 130.000 veta jane ne Tirane, atehere ju i paskeni fituar zgjedhjet?

Nuk besoj te kete femije ne klase te 5 e siper qe nuk jane ne Facebook. Por keta jane individe me nje influence te fuqishme ne familje. Nuk ka asnje lajm me pozitiv per Lulzim Bashen, se sa ne familje te thote djali ose vajza se komunikova me Lulzim Bashen.

Zakonisht te rinjte jane shquar gjithnje si fansa te Rames?

Asnjehere. Po te them nje shkrim te nje prej organeve me serioze ne bote "The Ekonomist". Pas zgjedhjeve te 2009 thote: Ndonese eshte 20 vjet me i ri se Berisha, ajo qe eshte e paimagjinueshme per te, eshte se Berisha pati mbeshtetje 17% me teper se Rama. Rama as nuk i ka pasur, as nuk i ka dhe as nuk do t'i kete te rinjte me vete. Rama nuk mund t'i kete, sepse ai eshte arrogant. Te rinjte arrogancen nuk e pranojne kurre.

E per se do te jete fans i Lulzim Bashes nje i ri?

Sepse i ka bindur ata se do te punoje per Tiranen e endrres se tyre. I ka bindur. Ata kane besim sepse kane nje enderr per Tiranen.

Ju keni Facebook apo jo?

Ekzistojne shume faqe ne Facebook te miat. Do te hap te paren, e kam vendosur se pari me mbesen time e me pas do te kem lidhje me te tjeret. Por duhet te marr me pare pelqimin e saj. Por po, do te kem nje faqe sigurisht.

Megjithate, kjo Tirane qe kemi sot, eshte shume me ndryshe se Tirana e 10 viteve me pare. Zoti Rama i ka dhene Tiranes nje fryme te re....

Tirana natyrisht eshte larg nga Tirana e 10 viteve me pare. Ka zhvillime pozitive, por ka zhvillime nga me dramatiket. Tirana keto 10 vite, ka njohur zgjerimin e 3 akseve kryesore, nje bojatisje te pallateve, fenomen ky qe eshte pershtatur ne disa kryeqytete te botes. Mendoj se eshte bere shume mire, por duhej me shume. Kam pare kompani te madha qe kane sjelle projekte per pallate te sistemit komunist, per ti permiresuar, ndryshuar. Megjithate e quaj pozitive, bojatisjen. Se treti, eshte e vertete qe e ktheu Lanen ne kushte te mira, por vetem 2 km. Por ana tmerresisht regresive, krahasuar me diktaturen, eshte shpartallimi total i urbanistikes se ketij qyteti. Tirana ishte ndertuar me lagjet e saj te shtepive, te tiranasve dhe dibraneve, me nje sistem te persosur, me urbanistike te shkelqyer, me kopshte te gjitha dhe pjesa tjeter pallate, te gjitha me hapesira te medha. Tirana sot ka pallate te shemtuara, qe ne keto 10 vite zoti Rama e shkaterroi ne menyren me te paimagjinueshme. Kioskat ishin fenomeni i pare i renies se perdes se hekurt. Ra perdja e hekurt, falimentuan dhe kapitalizmi ne vendet ish komuniste filloi me kioskat dhe ato nisen me nje leje te perkohshme. Ato u shnderruan nga uzinat dhe fabrikat e falimentuara, ne punesim per banoret. Paten anen e punesimit, por edhe te shemtimit. Nuk i mohoj ato. Tirana kishte transport publik, te sakte, me orare te gjitha. Ku eshte sot? Transporti publik sot eshte nga me te mundimshmit, te papranueshmit. Keto jane te gjitha elemente, jo te nje kryeqyteti. Ka pasur me dhjetera terrene sportive, jane zene te gjitha pas vitit 2000. Lulishtet u zhduken njera pas tjetres ne menyre te paimagjinueshme. Ka nje raport themelor, percaktues, raporti i qytetit me qytetarin.

Si eshte ky raport sipas jush?

Ky raport eshte me cnjerezori qe ekziston. Sot ka 180m beton me 2-3 m hapesire. Tiranasit jetojne sipas agjencise evropiane te mjedisit, ne qytetin me ndotje me te madhe ne Evrope. Qytetari i Tiranes jeton me siperfaqen me te paket te gjelber ne Evrope. Kryetari i bashkise se Tiranes thote se ka mbjelle 55.000 peme kur Vjena ka 100.000 te tilla, qe eshte kryeqyteti me gjelberimin me te madh ne bote. Rama thote se ka mbjelle 55.000 per te justifikuar para qytetareve te Tiranes 17 milione USD per peme dhe nuk i ka mbjelle. Jane prere me shume peme se sa jane mbjelle. Keto 20 vjet si nje zhvillim evropian ne kete kryeqytet, nuk eshte bere asnje gje e vetme.

Baret, restorantet, jeta e nates...

Ky eshte aspekti tregtar. Po flas ne rrafshin e zhvillimit urbanistik e kulturor. Te rinjte tane, po te shkojne ne kryeqytetet e tjera, marrin nje harte. Po ne Tirane cdo vizitosh? Ne, jemi te detyruar ta bejme Tiranen qe te kete cdo gje. Tirana ka ne qender nje lagje, qe nuk eshte e madhe, po eshte perle, tek Kalaja. Ne Tirane duhet te ndertohet kartolina e saj. Ketu lufta behet per piramiden, a e kupton? Nuk behet per zhvillimin.

Meqe dolem tek piramida, zoti Basha tha se nuk eshte per prishjen e piramides, ju keni thene po....

Nuk eshte vetem zoti Basha, jane shume te tille. Tirana duhet te jete Tirana Evropiane. Kush e pengoi zotin Rama ta bente kete? Kur une kam pare ne media lumin e Tiranes, deshperimi im ka qene shume i thelle.

Perse?

Te pranoje kryeqyteti nje lum ku te hidhen plehrat e kryeqytetit ne vend qe ta shnderroje ne nje nga zonat me te mira te Tiranes, kjo eshte deshmi e nje deshtimi te pafalshem. Ne Durres, eshte nje rajon i Kallmit, eshte bregu i detit midis Currilave dhe Bishtit te Palles, ishte nje distance 8 km. Cmimi per te ndertuar nje bulevard aty ishte 7 milione euro. Ne qofte se kryebashkiaku i Durresit do te kishte pasur vizionin per te ndertuar nje nga bulevardet me te bukura, mund ta kishte ndertuar me te ardhurat e qytetit te tij. Madje jo nje, po tre deri tani.

Po parate duhen per te shtruar rruget e brendshme...

Nese zoti Rama, donte te ndertonte dhe jo ta bente kosh plehrash lumin e Tiranes, ai ato miliona euro nuk do t'i shnderronte ne rroga, te 4-5 fishonte numrin e punonjesve te bashkise, por me trefishimin e granteve qe beme ne me bashkine...

Po ja jepni dhe me pas, ja bllokoni me keshillin bashkiak?

Asnje qindarke. Nuk ka dashur ai te bej buxhet. Keshilli bashkiak kurre nuk do ti votonte qe te harxhohet 25% e buxhetit te bashkise per rroga. Ne nje kohe kur harxhohet 6% e buxhetit te qeverise per rrogat e te gjithe administrates qendrore. Rama eshte pergjegjes direkt i asaj tullumbace te madhe administrative dhe rrogat ne vend qe te shkojne per qytetaret e Tiranes, shkojne per rrogetaret e tij. 24.000 biznese ishin ne vitin 2006. Per shkak te pergjysmimit te taksave qe ne beme, ato arriten deri ne 50 e ca mije te tille. Rama ne menyren me te papermbajtur shumefishoi taksat qe kishte ne dore vete dhe sot Tirana nuk ka investime. Adaptoi sistemin me te larte te taksave. Tirana mund te shnderrohej ne kete periudhe ne nje gjenerator gjigant punesimi.

Zoti Rama tha se do te hape 300.000 vende pune ne vitet e ardhshme....

Tani kuptova se kur Fatos Nano beri fushaten ne vitin 2005, deklaroi se do te krijoje 200.000 vende pune, ia paska dhene Rama, se paska mani per statistika ky. Ka dy muaj qe u thote shqiptareve, se ka 1 milion te papune si Ramiz Alia, tani thote se do hape 300.000 vende pune. Neser prit kur te thote 500 mije. Ka nje shprehje qe thote, po me genjeve nje here fajin e ke ti se te besova, por po me genjeve per se dyti..., shqiptaret nuk e besojne me.

Po meqe Edi Rama ka fituar 3 here ne Tirane, perse eshte divorcuar tre here PD me Tiranen? A shihni ndonje gabim ju ne raport me Tiranen?

Ka pasur nje gabim ne fushaten e vitit 2007, me doli jashte kontrolli emetimi i nje spoti qe nuk duhej emetuar dhe per te cilin une mbaj pergjegjesi. Ai qe nxirrte zotin Rama ne plazh. Ai nuk duhej bere.

Ju nuk ishit entuziast per ate spot?

Po te kisha qene vete, nuk do e kisha leshuar ate spot.

Po ne vitin vitin 2000 dhe ne vitin 2003?

Ne vitin 2003 fituam, per vitin 2000 nuk them dot, sepse zgjedhjet ishin katastrofe.

Dhe ne vitin 2009, vota ne bashki nxjerr fituese PS-ne?

Jo, jemi ne pak perpara ne Tirane, bashke me LSI-ne ne Tirane jemi shume perpara.

Sa vendimtare do te jeni ju ne fitoren apo humbjen e zotit Basha?

Ne fitoren apo humbjen e zotit Basha, natyrisht percaktuese do te jete vete Tirana. Mendoj, se zoti Basha kandidon si zyrtari me i kompletuar ne historine e ketij kryeqyteti. Ka nje pasaporte te shkelqyer ne investimet publike, ne marredheniet nderkombetare, ne Ministrine e Brendshme.

Kishte dhe nje pasaporte gabim ne nje akt noterial?

Ja ku ra Rama! Beri flamur te fushates se tij, lapsusin e nje noteri holandez. Ajo dukej qe ishte nje lapsus.

Por opozita mendon se zoti Basha eshte nje sozi e juaja?

Zoti Rama ka nje dhunti, ne politike eshte njeriu qe i bie me shpesh se kushdo tjeter murit me koke.

Por rezulton se nuk e ka care koken asnjehere per sa kohe vazhdon te jete?

Po ai fitore nuk ka. Nuk regjistron dot nje fitore politike ne gjithe karrieren e tij.

Po eshte marrja e drejtimit te PS-se...

Ia dha Fatos Nano dhe Sali Berishen. Ia dhame ne te dy bashke. Absolutisht.

Si ia dhate ju?

Une fitova zgjedhjet ndaj Nanos. Nano beri nje akt qytetar te pergjegjshem, dha doreheqjen dhe ai u be kryetar partie. Nano mund edhe mos ta jepte doreheqjen.

Po mund ta fitonte dikush tjeter?

Jo, ia dhane. Ai s'ka fituar asnjehere politikisht sepse cdo vendim qe merr, e merr te deshtuar. Ai po ben nje imitim te pafalshem kandidatit tone.

Dy koleget e mi thone, zoti Andi Bejtja ju ka hequr nga lajmi i pare dhe ka nxjerre zotin Basha. Zoti Andi Bushati thote qe ju nuk keni guxuar as te dilni ne krah te zotit Basha ne Tirane, nga frika se mos i hiqni atij vota. Eshte e vertete?

Kam dale me te ne hapjen e fushates dhe mbyllja e fushates me te do te jem. Zoti Basha beri nje pune te dobishme me strukturen e partise. Roli im si kryetar i PD-se ne fushate, eshte te garantoj mbeshtetjen e plote te strukturave dhe kandidatit. Kete bera une kudo. Basha beri nje pune intensive me te gjitha strukturat e PD-se ne Tirane dhe pati nje impakt shume pozitiv. Kjo me beri mua ta trajtoj Tiranen ne rrafshin partiak njelloj si Shkodren, Elbasanin etj.

Cila ishte kjo pune paraprake?

U takua me ta. Me te gjitha strukturat e partise.

U prit mire nga strukturat e partise?

Jashtezakonisht.

Ka ndodhur te kete pasur thyerje ne strukturat e partise ne te kaluaren per kandidatet?

Ka ndodhur qarte. Ndersa zoti Basha beri nje pune qe nuk e kane bere kandidatet e tjere. Per nje muaj rresht, pa asnje lloj lajmi, zhvilloi takimet me te gjitha strukturat e Tiranes. Vendosi raportin e mirebesimit me to. Ajo qe ka bere Bejtja per mendimin tim eshte risia me madhore e kesaj fushate. Sepse kryelajmi per nje fushate vendore, eshte Tirana. Te gjithe shohin me me interes Tiranen, se sa udhetimin tim ne nje qytet. Se ka impakt me te madh kryeqyteti, u vu aty ku e meriton.

Eshte hera pare qe ju shoh te kenaqur edhe pse ju nuk jeni lajmi i pare...

Po prit 2013-ten. Une duhet te jem aty ku duhet te jem. Mos me krahaso ti mua me rivalin tim qe kandidon edhe per kete, edhe per ate. Une kandidoj per kryeminister. Kam deklaruar, edhe President jo.

I qendroni kesaj ideje? Nuk do jeni asnjehere president, ju i keni votat?

Absolutisht i qendroj. Une jam kryeminister. Madje nuk me vjen mire, qe te shoh te nderrohen rolet ne fushata elektorale.

Ka dy kontradikta ne programin e PD-se, zoti Basha ka thene se sapo te zgjidhet do te kete moratorium per ndertimet ne Tirane, sa te behet plani urbanistik, ndersa ju keni ftuar Komunitetin Mysliman te ndertoje nje xhami tek Namazgjaja, nje lulishte nga te paktat ne kryeqytet. A nuk eshte nje kontradikte?

Historiku i xhamise ne Namazgja eshte disavjecar. Zoti Rama, me nje farse elektorale te gabuar, shpalli se do e ndertoje xhamine, aty ku jane pronare 80 familje dhe per shkak te mosperputhjes mes tyre ne e mbyllem, e beme lulishte dhe kaq. Tani, zoti Rama, beri nje akt shume te rende. Per ata qe njohin besimin Islam, e dine qe dy porosite e fundit te profetit jane, une jam vdekatar dhe mos prek pronen e tjetrit. Qe te dalesh ne fushate e tu thuash myslimaneve qe do te ndertoje xhamine, duke grabitur pronen, e te dalin pronaret te kundershtojne, kjo eshte e rende. E ben vetem per te marre vota, por vetem humbet vota. Asgje nuk ndertohet ne pronen e grabitur. Rama u ka marre myslimaneve 1 000 m2 tek Namazgjaja dhe ne ia kompensuam.

A mund te negociohet me Komunitetin qe te gjendet nje vend tjeter?

Edhe kjo mund te behet. Xhamia do te ndertohet, por jo ne prona te grabitura.

Zoti Basha deklaroi se ndoshta nuk eshte per shembjen e piramides, nderkohe qe eshte vene ne pune projekti per ndertimin e piramides...

Secili ne vendin e tij. Zoti Basha shprehu nje mendim. Ai theksoi se nuk eshte per prishjen, ndonese piramida nuk ka vlera historike.

Mund te ndertohet diku tjeter?

Me keto ndertesat e shemtuara te socializmit, une nuk i fsheh qendrimet e mia. Une po te isha kryetar bashkie, do te beja nje referendum edhe per Pallatin e Kultures. Ndertesat e ndertuara ne periudhen e socializmit, jane me te deshtuara nga ana arkitekturore. Ato u shemben 20 vite pas ndertimit ne shume vende te botes.

Cili eshte opinioni tuaj per kasetat ne fushaten elektorale, parapergatitjen e lajmeve?

Une nuk punoj kurre me kaseta, i ftoj te gjithe aty ku shkoj. Vetem po shkova ne zona shume te largeta, mund t'i ndihmoj per aktivitetin. Nese Rama, pranoi te diskriminoje median, Basha nuk e beri kete. Rama fton ne takimet e tij vetem 3 kanale televizive. Dhe nje here qe mori vesh nje kanal tjeter televiziv, e perzune me fyerje dhe sharje. Pra fton vetem media qe ka nen kontroll. Dhe i urdheron ato. Frika e Rames ndaj zotit Basha ne rrafshin psikologjik e coi ne kete gje. I tha gazetarit, se Basha nuk ekziston. Kjo eshte frika ekstreme. Kur individi ka aq shume frike, ai ka si rruge shpetimi vetem mohimin e ekzistences. Shpresoj qe data 8 maj ti zgjidhe keto probleme.

Per se zgjodhet te mos beni fushate negativiste, por u perqendruat. Nuk ka asnje spot negativist, asnje akuze ndaj kreut te bashkise, ka vetem oferte?

Ligji i arte eshte 80% me 20%, pra me shume pozitive, 20% negative. Kete here e minimizova tek 5%. Ekipi qe mori zoti Basha per fushate solli risi. Nuk duhet qe asgje politike te mbuloje dobesi, te meta, gropat dhe defektet. Ndryshe qytetari nuk do te merret me problemet e tij, por me habine politike. Une vete ndikova fuqishem tek te gjithe kandidatet qe t'i permbahen kesaj linje. Fundi i fundit edhe ne kemi si detyre qe te kapercejme gabimet. Duke perjashtuar disa elemente fondamendaliste, sic eshte per shembull, "E vetmja rruge". Ne qofte se shkoni ne arkiv dhe merrni veprat e Enver Hoxhes, gjeja me e cituar ne to, eshte e vetmja rruge. Ky eshte slogani me ordiner dhe prezent ne keto vepra.

Qendroi 46 vjet ne pushtet me kete slogan...

Qendroi se ishte perdja e hekurt, se ai nuk qendronte as 6 dite. Romani i Aziz Nesimit, "E vetmja rruge", eshte e nje personazhi i cili eshte personifikimi i te keqes dhe justifikonte te gjitha te keqijat e tij sepse thoshte, kjo eshte e vetmja rruge. Apo "Kurre me", gje e cila vetem politikisht nuk mund te perdoret. Kjo eshte logjike qe buron nga mentalitet totalitar. Me pas erdhi duke u terhequr.

Zoti Rama ka qene nje lloj pionieri per qytetin. Ne vitin 2000 ishte i pari qe foli per qytetin...

Zoti Rama vetem qytetin qe nuk e njeh, njeh disa aspekte te tij, si aspektin fasade. Une kam vleresim per fasaden, se ajo duhet. Por nuk mjafton, sepse fasada nuk mund te zevendesoje brendine.

Ka pasur nje seri incidentesh ne kete fushate qe e kane bere ate shume shqetesuese. Cfare po ndodh realisht?

Kane qene te denueshme. Ndikim ka pasur gjuha e ashper me te cilen filloi fushaten kundershtari im. Jane te padenja, te papranueshme, i kam denuar dhe denoj cdo akt dhune, nga cilido qe kryhet. Te gjitha strukturat tona kane porosi te shmangin cdo lloj eksesi. Ne jemi te percaktuar per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. Cdo jave kam shfrytezuar mbledhjet e Qeverise per te treguar qendrimin me te ashper ndaj ketyre akteve.

A rrezikojne keto incidente ta prishin mbarevajtjen normale te ketyre zgjedhjeve?

Jo, zgjedhjet nuk prishen.

A eshte policia ne lartesine e duhur per t'i parandaluar keto incidente?

Policia ka qene ne lartesine e duhur. Ka qendruar fuqishem ndaj secilit prej tyre me vendosmerine me te madhe. Ka vepruar ne kohen me te shpejte.

A ka qene e baraslarguar nga dy forcat politike policia? Ka nje akuze nga shefi i forcave speciale, qe ka dashur te perdoret nga zv.ministri i Brendshem?

Kjo akuze eshte ne prokurori. Di qe PS nuk ka formuluar akuza ndaj policise.

Mendoni se policia mund ta kontrolloje situaten?

E kontrollon plotesisht. Eshte e vendosur te zbatoje ligjin. Thirrja ime ndaj te gjithe komisionereve eshte te bejne cdo gje per te zbatuar ligjin. Shfrytezoj kete rast edhe nje here per te bere thirrjen time, kerkesen time me te prere dhe me miqesore, te administrojne ne perputhje me ligjin cdo vote. Te bejne gjithcka.

Ju keni zhvilluar takime se fundmi me ambasadoret nderkombetare ne vendin tone, cili ishte shqetesimi i tyre.

Ata erdhen me kerkesen time.

Ka nje shqetesim se mund te kete nje prishje te procesit te votimit per arsye te terheqjes se komisionereve te opozites, diten e zgjedhjeve. A i druheni kesaj?

Ka disa elemente shqetesues, nje pikepamje qe ekziston se zoti Rama do te bojkotoje zgjedhjet per shkak te rezultatit qe nuk e ka, etj. Por une nuk jam i prirur t'i besoj keto. Une kam prirjen te besoj plotesisht ne pergjegjesine dhe integritetin e komisionereve te te gjitha forcave politike. Kam besimin se do t'i permbahen ligjin. Nuk besoj se opozita do te riperserise ate qe beri ne vitin 1996, se do te ishte nje kthim pas.

A jeni te vendosur te zhvilloni zgjedhje te lira, te ndershme, te drejta?

Absolutisht, me i vendosur se kurre. Zgjedhje te ndershme, te drejta dhe te paanshme ishin ato te vitit 2009, ku askush nuk vuri ne diskutim rezultatin dhe ligjshmerine e institucioneve. Por keto zgjedhje, do te kene permiresime te tjera, kane ligjin e financimit te partive politike, kane qendrimin e ri te administrates ndaj zgjedhjeve, te shpenzimeve, kane risi pozitive ne krahasim me zgjedhjet e meparshme. Jam i prirur te respektoj cdo vote, te njoh cdo rezultat nderkombetarisht te certifikuar.

Po nese kundershtari juaj nuk i njeh zgjedhjet?

Ky nuk eshte problem i kryeministrit, por i raportit personal te tij me qytetarin shqiptar. E vetmja gje qe une nuk mund te zgjidh eshte ky raport. Zoti Rama kundershtoi nje proces qe me vone u deklarua nga faktori nderkombetar si procesi me i sakte ne bote, ai i numerimit te votave ne vitin 2009.

Kush do t'i certifikoje keto zgjedhje?

Zgjedhjet certifikohen nga faktori nderkombetar, OSBE/ODIHR.

Ju do te njihni cdo rezultat te certifikuar nga OSBE/ODIHR?

Pa diskutim. Nuk vihet ne dyshim. Nuk mund te ndodhe ne nje vend te qyteteruar te therrasesh arbitrin dhe t'i thuash jo me pas.

A do te aplikohet standardi i kutive te hapura ne keto zgjedhje?

Standardet ekzistuese jane standarde nderkombetare, dhe pervec kesaj jane miratuar me konsensus te plote te dy forcave politike.

Ka pasur akuza ndaj KQZ, qe po merr vendime politike ne disfavor te opozites...

Kolegji Zgjedhor ka nja tre vendime qe i ka marre ne favor te opozites. Ke degjuar ti te bejme ne ndonje koment per to? Jo. Kurse zoti Rama i duartrokiti keto, por vendimin per mosnumerimin e materialeve te pakontestuara, e mbajti per dy vjet si vendim politik te pabazuar. Ne kemi sistem qe ka faktuar veten, objektiv ne shqyrtimin e ankesave dhe qe jep mundesi te plote shqyrtimi per cdo ankese.

Cdo te ndodhe dhe cfare demi ka Shqiperia ne integrimin e vendit, nese keto zgjedhje nuk funksionojne normalisht?

Se pari, duhet t'i ndajme ceshtjet. Kapitalet per zgjedhjet ne vend eshte qe perfaqesuesit e mazhorances te zbatojne me rigorozitet ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Kjo do te thote, qe cfaredo qe te ndodhe, e marrim sikur te gjithe komisioneret socialiste te largohen, zgjedhjet komprometohen nese komisioneret e mazhorances do te perfitojne nga kjo dhe do t'i hapin rruge abuzivitetit. Zgjedhjet ruajne integritetin e tyre ne qofte se cdo komisioner i qendron ligjit dhe e konsideron veten jo vetem si komisioner politik por perfaqesues te qytetareve para ligjit. Ne kete rast, garantoj une, zgjedhjet nuk mund te demtohen. Kam besim te plote, sepse une nuk kam arsye te dyshoj ne 20 mije komisionere socialiste, se ata kane deshmuar veten plotesisht si qytetare te pergjegjshem para ligjit dhe jam i bindur se ne keto zgjedhje serish do ta deshmojne kete, sepse ata njelloj si koleget e tyre ne komisione, jane te interesuar te kontribuojne per integrimin e vendit.

Ka pasur nje premtim te zotit Basha, sipas te cilit, ndertimet e aprovuara nga ju dhe zoti Rama per tu ndertuar prane Liqenit Artificial, nuk do te ndertohen sa kohe te jete ai kryetar i bashkise se Tiranes. A i qendroni ju ketij vendimi?

I qendroj plotesisht ne kete kuptim. E theksoj se nuk eshte kurre kryeministri, administrator i territorit te bashkive apo komunave. Jane qeverite vendore dhe kryetaret e bashkive dhe komunave. Nuk kam nderhyre dhe nuk do te nderhyj, sepse ne qofte se kryeministri si kryetar i KKRRT, merr persiper probleme te administrimit te territorit, ai duhet te lere detyren e kryeministrit. Jo vetem zotit Basha, por edhe kryetareve te tjere u bej te ditur, se kryeministri do te pranoje dhe do te zbatoje propozimet e tyre qe behen ne perputhje me ligjet. Kryeministri pas ketyre zgjedhjeve, do te ndermarre hapa te tjere te rendesishem ne drejtim te decentralizimit te pushtetit vendor. Me bindjen se eshte nje kusht i rendesishem per konsolidimin e metejshem te demokracise. Garantoj qe pas zgjedhjeve, nje pakete e re fiskale qe u bllokua nga zoti Rama ne menyre te gabuar, do te kaloje dhe do te plotesohet. Do te bejme gjithcka qe bashkite te bejne financat e tyre fizibel, qe te mund te marrin kredi nga institucionet nderkombetare. Nje nga vendimet e para pas ardhjes ne pushtet ne 2005, ka qene deklarimi i partneritetit midis qeverise qendrore dhe vendore. Ka pasur tre efekte. Nder to ishte, qe nese granti per pushtetin vendor u gjet 7 miliarde leke, sot eshte 35 miliarde leke. Tirana sot eshte 3 ose 4 here me e madhe se 20 vjet me pare. Eshte fatkeqesi absolute, kur kujton se gjate diktatures ishte me e decentralizuar se sot. Nuk ndodhte kurre qe te shkoje te Komiteti Qendror, per te levizur nje gozhde, nje mur. E merrje ne lagje. Sot Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne bote, kur per te levizur nje dere, vendos kreu i bashkise. Zoti Basha eshte shprehur per decentralizim te qenesishem. Qeveria do te pergatise nje akt te dyte te rendesishem te decentralizimit te pushtetit vendor.

Cfare do te ndryshohet ne luften e papunesise?

Ne ekspozene e pare te programit, zoti Basha shpalli luften ndaj papunesise, si objektiv madhor. Te shumte e quajten spekulim, por e verteta eshte se askush nuk ka te beje me shume dhe nuk ka mundesi me te medha per punesimin se sa kryetaret e bashkive. Jane shume me te medha se sa qeveria vendore. Ata qe kane te gjitha mundesite per te intensifikuar, shnderruar bashkite dhe komunat e tyre ne zona terheqese per investime, jane qeveritaret vendore. Kryetari i bashkise duke thithur investime mund te krijoje vende pune me shume se kushdo tjeter. Keto zgjedhje jane per te zgjidhur problemet e qytetareve dhe per te ndertuar nje te ardhme tjeter. Te flase sot kreu i bashkise per ulje taksash, kur i ka katerfishuar ato, eshte cinizem maksimal. Cfare e pengon kryetarin e bashkise, te jape me koncesion zonen rekreative te lumit te Tiranes. Kryetari i bashkise duhet te clirohet me shpejtesi te rrufeshme nga leja e ndertimit. Nje leter qe te ben milioner. Qytetin e ben betoni. Bashkia e Tiranes, eshte i vetmi institucion ne bote qe nuk merr dot kredi nga institucionet nderkombetare, per shkak te financave te kolapsuara qe ka. Zoti Basha do te shendoshe financat, do te marre kredi dhe do te hape pune publike. Me te do te hapet nje kapitull i ri, nuk ka pasur dhe nuk ka asnje diskriminim ne asnje rast. Qytet qe kane marre me shume te ardhura jane ato te drejtuara nga socialistet.

Si e vleresoni situaten parazgjedhore?

Ne teresi incidentet jane aspekt i shemtuar. Fushata vete po more parasysh fjalimet dhe paraqitjet, manifestimet, tubimet, mendoj se ka qene e mire. Ka qene me pozitive se fushatat e tjera. Aspekt i papranueshem per mua ka qene aspekti mediatik sepse nuk e mendoja se do te bllokohen debatet midis kandidateve, qe jane jashtezakonisht te domosdoshme ne mediat kombetare. Kjo eshte e demshme, qe shpresoj te mos perseritet me. Nuk duhen pasur frike debatet, sepse mund te humbasesh debatet por zgjedhjet mund ti fitosh, eshte e faktuar kjo.

Cili eshte raporti brenda koalicionit tuaj? Si u ndertua ky koalicion i madh?

Porosia ime ka qene qe me aleatet tane te jemi te hapur, zemergjere sepse aleanca ndertohet jo per nje moment por per afat te gjate. Fushaten time une e bazoj ne aleanca dhe premtime. Perpiqem gjithnje te beje aleancen me te gjere, e cila me kushton, sepse votat e PD-se nuk eshte se i mbledh me mire, por nga ana tjeter ka avantazhe te pakompensueshme.

Akuzoheni nga PS se nuk keni dhene kontribut si qeveri per shpronesimin e tokes ku do te ndertohet Unaza e Madhe. Cfare kontributi do te jepni ju si qeveri ne kete proces, me zgjedhjen e zotit Basha? Po per hipotekimin e pallateve?

Unaza eshte bllokuar nga zoti Rama. Ne udhetimin tim ne vitin 2006 ne Londer, ne Banken Evropiane per Zhvillim, nje nga kerkesat qe kam bere, ka qene financimi per Unazen e madhe. Ajo u pelqye, u vleresua u miratua. Ndodhi qe Rama, duke qene edhe per kryetar bashkie edhe per kryeminister, nuk i vinte per shtat qe te uleshim dhe te vendosnim bashkerisht. Ai kerkonte qe te gjithe autoritetin per ndertimin e unazes, ta kishte ai. Por autoritetin se kishte te gjithin ai. I thashe te krijojme nje grup te perbashket, nuk pranoi. Nje segment i shkurter, as 200-300 m per t'u shpronesuar tek INSIG-u, dakord u shpreha dhe i dhashe fjalen. Zoteria, donte te merrte te gjithe kete trase, 6 korsi te rruges midis ish estrades dhe muzeut kombetar, t'i zinte dy si nje gryke shisheje, sepse ishte pallati i nje miku te tij. Aty i thashe jo. Ose hape me 6 korsi sic e pranoi Banka Boterore. Ndaj nuk e beri. Edhe zoti Basha te me thote tani, ate nuk e bej. Rames nuk i eshte penguar asnje projekt nga qeveria, por ai i kishte zgjidhje te veta. E kam degjuar gjithe keto kohe se e ka penguar qeveria, po kush e pengoi te kishte financa publike fizibel per te marre kredi? Se qeveria se pengon dot ketu.

Perse per dy vjet rresht jane penguar lejet e ndertimit ne Tirane?

Shkakun e vertete nuk e di se eshte atribut teresisht i kryetarit te bashkise, sepse ka pasur edhe shumicen ne Keshillin e Rregullimit te Territorit. E sigurt qe pas, qendrojne interesa klienteliste. Qeveria nuk ka asnje lidhje me lejet e ndertimit ne kryeqytet.

Ka disa zona qe varen nga qeveria, zona muzeale besoj?

Zona muzeale ka pasur vetem sheshin piramide. Aty po vazhdohen punimet, nuk kundershtojme asgje vec piramides. Duhet te shkeputemi nga rrjeti i mortit. Piramidat jane arkitektura e ritit te mortit. Edhe faraonet nuk i ndertuan ne qender te qytetit, por anash. Ky kerkon monumentin e mortin ne qender te qytetit. Instituti e ka penguar. Qeveria nuk e pranon piramiden.

A mendoni se bashkia ka veshtiresi te marre kredi, se ka pasur konflikte per planet rregulluese te bashkise se Tiranes?

Plani urban eshte nje nga deshtimet me spektakolare te kreut aktual te bashkise. Kushtetuta e nje qyteti eshte plani urban. Rama kur erdhi si kryetar bashkie, e injoroi nje plan te hartuar nga austriaket per Tiranen e madhe. Premtoi planin urban te Tiranes, qe edhe sot e kesaj dite nuk e ka. Nuk e ka jo se ai nuk mund te ndertohej se per 10 vjet mund te hartohej te pakten 5 here, po se ai nuk te lejon me te shfrytezosh lejet e ndertimit si lugen e arte. Se po u be plani urban, leja e ndertimit eshte proces automatik. Ai sot e kesaj dite e ka ne sirtar. Plani nuk ka lidhje ne kete mes me qeverine, e ka futur ai ne sirtar. Jam i bindur se kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes, do e trajtoje kete problem me seriozitetin me te madh. Rama e bllokoi kete plan per 11 vjet, Basha deklaroi se do e beje realitet per 1 vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›