Nis përllogaritja e dëmeve në zonat e përmbytura

Ministri Genc Ruli, nuk ka ndonjë shifër se sa mund të jetë ky dëm, por thotë se dëmet janë më të mëdha se ato të janarit të vitit 2010.
“Unë mund të bëja ndoshta një referim relativ duke menduar që dëmtimet bujqësore, nisur nga shumë e zhdëmtimit që ne kemi përdorur vitin e kaluar për përmbytjen e kaluara që qe dhe me një sipërfaqe më të vogël dhe një periudhë më të shkurtër kohe, ka qenë rreth 4 milionë e gjysmë dollarë dëmtime në aktivitetin bujqësor. Sivjet pritshmëria ime është që mund të jetë një shifër më e lartë ”, ka thënë Ruli.
Ai premtoi se gjatë këtij viti do të kryhen një sërë ndërhyrjesh në shumë zona problematike në Qarkun e Shkodrës. “Do të ketë një rehabilitim të plotë të rreth 30 kilometra argjinatura në lumenjtë Kir, Gjadër, Drin dhe Bunë. Do zgjerohet dhe thellohet gati në 1/3 e gjatësisë së saj vetë lumi i Bunës, do të rikonstruktohet tërësisht argjinatura mbrojtëse e Torovicës si dhe do të bëhet rehabilitimi i plotë i tre hidrovorëve kryesorë” tha Ruli.
2011-01-14 09:03
[