E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me Metën takohem çdo 3- 4 ditë, vera e shkëlqyer


( I përditësuar)- Gjatë pritjes së dhënë sot nga Kryeministri Sali Berisha për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend, për t`iu shprehur vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe për tju uruar fillimin e vitit 2012, është pyetur nga gazetarët nëse dje kryeministri kishte vizituar Ilir Metën në shtëpi dhe çfarë kanë biseduar.

Kryeministri u shpreh se kreu i LSI-së e kishte ftuar për darkë. Po, Meta më kishte ftuar në një darkë që unë nuk mund ta refuzoja. Unë me Ilir Metën takohem në fakt çdo 3-4 ditë. Ushqimi ishte i shkëlqyer, por vera ishte akoma më e mirë, ishte e shkëlqyer, theksoi Berisha.

**************

Berisha me përfaqësues të medias: Nxorët vendin nga censura

Kryeministri i vendit zhvilloi sot një pritje për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend. Berisha pasi shprehu vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe pasi u uroj fillimin e vitit 2012, tha se Uroj që në këtë vend të konsolidohet gjithnjë e më shumë respekti e vlerësimi për ju dhe rolin tuaj përcaktues për një shoqëri e vend të lirë.

Kryeministri u shpreh se kanë qenë mediat ato të cilat kanë nxjerr vendi nga censura. Roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli i mediave në këtë vend, që, me gjithë vështirësitë që njohin, kanë nxjerrë Shqipërinë nga censura, – uroj një herë e përgjithmonë – është i një rëndësie të jashtëzakonshme, u shpreh ai.

Berisha foli për respektim të lirës së fjalës dhe nënvizoi se nuk do të ketë procese gjyqësore nga medies. Administrata nuk do të mund të ngrejë as edhe një proces të vetëm penal apo civil ndaj fjalës së lirë, ndaj jush. Ky është një rregull që ne do ti përmbahemi me vendosmëri, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›