E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me Ramën rrëzova Nanon. Kreu i PS: Saliu, rrenacak pa cak

Sheshet e MJAFT i mbushte PD, Nano pastaj i la vendin e kryetarit.

Kryeministri Sali Berisha u takua dje me të rinjtë e qytetit të Durrësit, pak ditë para 8 dhjetorit. Në bisedën me studentët e këtij qyteti, kreu i qeverisë tha se në vitin 2004 bashkëpunoi me Ramën për të rrëzuar Fatos Nanon. Ai kritikoi ashpër liderin e opozitës për qëndrimet që ka mbajtur në librin e tij Kurban ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij.
Kohët e fundit janë shkruar dy libra. Ne jemi kuriozë të dimë a i keni lexuar Kurbanin e Ramës dhe Enver Hoxhën e Fevziut? Ka një përpjekje për të shkruar histori. A mendoni se ka ardhur koha për tu rishkruar historia?
Në këtë rast më ka ndodhur e kundërta. Normalisht, unë duhet të lexoja librin e kundërshtarit politik, sepse librat e kundërshtarëve duhet ti lexosh gjithnjë. Nuk e kam lexuar, por kam ndjekur mediat, shtypin e shkruar dhe kam lexuar shumë paragrafë dhe pasazhe të tij. Si rregull, unë nuk lexoj memorie, kam një koncept timin për memoriet, por nuk më ka penguar kjo që ta lexoj. Libri, siç keni konstatuar, është përgënjeshtruar universalisht, sepse rezulton që autori, gjatë shkrimit të tij, ka harruar se janë me qindra dëshmitarë, të cilët i njohin ngjarjet ndryshe nga ato që i përshkruan ai. Por edhe kjo nuk është një pengesë serioze për mua, për ta lexuar. Z. Rama ka të regjistruar në politikë zinxhirin më të gjatë të disfatave politike. Politika është fitore e disfata, por zoti Rama ka zinxhirin më të gjatë të disfatave absolute dhe rezulton se ai nuk është marrë aspak me analizën e tyre, çka do të më interesonte, sepse njeriu në politikë është i detyruar të analizojë fitore dhe humbje dhe analizimi i fitoreve dhe i humbjeve në politikë është detyra më e vështirë për politikanin. Këtë ai e ka injoruar. Ka edhe një moment përse unë nuk e kam lexuar. Nuk e kam lexuar, sepse nga pasazhet që ka botuar shtypi, rezulton se ai operon në mënyrën më të vjetër me armikun e brendshëm, dhe kjo për njeriun e lirë është kryekëput e papranueshme. Gjatë 20 viteve në politikë unë kam pasur dhe kam me dhjetëra bashkëpunëtorë, që sot bashkëpunojnë me mua, ose që kanë kaluar në kampet e tjera. Po marr dy prej tyre, Spartak Ngjelën dhe Preç Zogajn. Dua tju tregoj një gjë intime. Sa herë që bie fjala për ta, absolutisht, kujtoj vetëm momentet e bashkëpunimit me ta. Sa herë që bie fjala për avokatin, unë kujtoj fushatën e tij, me të cilën ai kontribuoi, për kryetar Bashkie për Tiranën dhe e mundi zotin Rama. Tani ju e dëgjoni vetë se çfarë flet e thotë ai në media. U ndala në këtë moment për të thënë se nuk mund të operosh kurrë, nuk mund ta trajtosh bashkëpunëtorin tënd si një armik. P.sh., merrni qëndrimin e zotit Rama ndaj ish-Kryeministrit Fatos Nano. Fatos Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi në dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan ai Fatos Nanon, absolutisht është mënyra më primitive njerëzore, e cila është identike me ato të Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin, për Zai Fundon apo për ndonjë tjetër, të cilin ai e ka ekzekutuar. A mund të pajtohemi me këtë? Të ndalemi te ky moment. Dakord, Sali Berisha është armiku i jashtëm për të dhe le të shkruajë. Unë nuk e konsideroj armik atë. Absolutisht jo. Por një njeri që e mori nga Parisi dhe e bëri ministër, të cilin e kandidoi për kryetar Bashkie dhe kryetar Bashkie e bëri Partia Socialiste, pasi nuk bëhet kush kryetar Bashkie në Tiranë pa parti. Nuk ka njeri që të fitojë individualisht, pa mbështetje partiake, në Tiranë, cilido qoftë ai mbi këtë tokë. Pra, ky njëri e solli nga Parisi, e bëri ministër, e propozoi për kryetar Bashkie dhe në fund, ai punoi së bashku me mua për rrëzimin e tij, se sheshet e MJAF-it i mbushte PD-ja. Duhet ta shohësh të vërtetën siç është, në sy, sepse këtë e dinë të gjithë. E rrëzova dhe çfarë bëri ai? I ofroi postin e kryetarit të partisë dhe iku, por edhe mund të mos ikte. Zotëria ka pësuar vetë personalisht disfatë pas disfate, edhe disfatën më të rëndë personale, e nuk ikën. Fatos Nano humbi zgjedhjet dhe iku, ka qëndruar në interferencë. Tani, kur ti merr dhe shkruan me kaq urrejtje ndaj tij, ti shpalos klishenë më të vjetër të doktrinës totalitare, se vetëm aty mund të gjesh një qëndrim të tillë. E njëjta edhe ndaj Ilir Metës, i cili në Partinë Socialiste ka merita shumë të mëdha. Kur ata deputetë bënin rezoluta në Parlament kundër meje, kundër Partisë Demokratike, për anëtarësimin në NATO dhe rezolutat kundër janë njëra pas tjetrës, Ilir Meta ishte kundër, Pandeli Majko ishte kundër, sepse ata ishin pro Aleancës së Atlantikut. Ata mbanin me vete atë ideal të lëvizjes studentore dhe ata mund të ishin në Partinë Demokratike, por zgjodhën Partinë Socialiste dhe nuk bënë gabim, e zgjodhëm me qëllim rinovimi. Ndaj, kur ti vjen dhe e gjen gati, ti, me bashkëpunëtorët e tu, duhet të mendosh se sot është një botë e lirë, nuk është më koha e diktaturës. Këta janë fatlumë, se ky do tu bënte atyre atë që u ka bërë Enveri kundërshtarëve. Ndaj, nuk mund të lexohet ky libër, sepse përbën në këtë aspekt modelin më primitiv të qëndrimit, model klasor tipik, sepse vetëm kur udhëhiqesh nga lufta e klasave, mund tia lejosh vetes të shkruash për ata me të cilët ke një përpjekje të përbashkët. E them edhe njëherë, unë nuk shkruaj memorie, por nuk mund të konceptoj kurrë që për ish-bashkëpunëtorët e mi të shkruaj duke shkelmuar mbi meritën e tyre. Lexoni librin e dytë, mbi diktatorin. Autori ka paraqitur në mënyrën më të dokumentuar mizoritë e tij për të mbajtur pushtetin. Libri nuk ka paraqitur batërdinë e tij nëpërmjet urisë dhe sëmundjeve, por ka paraqitur të gjithë qëndrimet e tij dhe pa asnjë pasion politik. Gjykojeni vetë. Ai ka paraqitur qëndrimin e tij ndaj çështjes kombëtare, ka paraqitur me gojën e tij, me ditarin e tij, se çfarë qëndrimi kishte dhe sesa i nënshtruar ishte ai ndaj Dushatit dhe Popoviçit. Mendoj se ky libër hedh dritë mbi bazë dokumentesh, gjer sot, asnjë të përgënjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Një vrasës që në vitet e para të karrierës së tij politike. Një diktator i egër, i cili eliminoi një nga një bashkëpunëtorët dhe shokët e tij. Imagjino pastaj se çfarë ndodhte më të tjerët. Të tjerët ishin anonim për të. Jeni shumë fatlumë që në memorien tuaj ju nuk keni copëza të asaj periudhe, e cila për të gjithë ata që e kanë jetuar është një jetë e këputur, janë vite të këputura jete, në variantin më real. Pra, libri ndriçon dhe historinë që për mendimin tim, duhet të shkruhet. As ju nuk e njihni historinë, as unë nuk e njoh historinë e vendit tim. E kam theksuar dhe e theksoj se mund të njoh shumë mirë historinë e një vendi tjetër, por jo të vendit tim, sepse ajo ishte e ndaluar dhe thellësisht e interpretuar mbi bazën e kultit të diktatorit, se si të ndërtohej kulti i diktatorit, ku banditi ishte bërë hero dhe themeluesit ishin shndërruar në tradhtarë. Cila është historia sot? Cila duhet të jetë e vërteta e dokumenteve? Ne kemi histori qëndrese, kemi pasur dritëhijet tona, kemi bërë gabimet tona. Por kurora me pavarësinë e Kosovës bëhet një histori ndër më të ndriturat e një kombi. Një komb jetim, një komb, i cili historikisht, gjatë shekullit që shkoi, është mbështetur fuqishëm nga SHBA-të dhe ka fituar. Ne duhet ti nxjerrim dhe ju duhet ti mësoni. Shqiptarët duhet ta mësojnë historinë e tyre, siç ishte. Ajo nuk ka qenë kurrë rozë, nuk ka qenë kurrë kryekëput në pozitive dhe negative, siç duan ta paraqesin sot, me klishe tërësisht negative. Historia duhet të dalë siç është dhe unë besoj se ky vit, viti i 100-vjetorit të pavarësisë, do të jetë një frymëzim i madh për historianët tanë, do të jetë një frymëzim i madh për studiuesit tanë, që të nxjerrin të vërtetat historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ju keni drejtuar vendin dy herë. Cila ka qenë reforma juaj më e vështirë?
Moment tjetër i vështirë, shumë i rëndë për mua, ish

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›