Japoni, aksidentohen 8 Ferrari në autostradë
Një aksident luksozë, prej 3 milion dollarësh ndodhi në Japoni. 14 automjete janë përplasur në një autostradë të Japonisë pasi drejtuesi i një makine Ferrari ka humbur kontrollin. Në këtë aksident u përfshinë 8 Ferrari, 3 Mercedes, një Lamborghini, një Skyline dhe një Toyota Prius.
Daily Mail bën të ditur se përplasja u shkaktua pasi drejtuesi 60-vjeçar i Ferrarit humbi kontrollin në tentativën për të parakaluar një tjetër automjet. Pas përplasjes së parë, për shakë të shpejtësisë, makinat që po e ndiqnin janë përplasur njëra pas tjetrës.

