E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rruga Elbasan-Tiranë, segment kryesor i Korridorit 8”

"Avancimi i punimeve në rrugën me tunel Elbasan–Tiranë dhe përfundimi i ¼ i punimeve të tunelit ka rëndësi për më shumë se 1.2 milionë shqiptarë, përfundimi i së cilës do të shkurtojë rreth 50 minuta distancën nga Shkupi drejt Tiranës", tha Kryeministri.

Berisha tha se ky tunel, bashkë me tunelin e Kalimashit dhe të Qafë Murrizit, do të ndryshojë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë. Sipas tij, pas përfundimit të këtyre veprave, shqiptarët kudo që ndodhen, do të udhëtojnë në rrugët e tyre me standardet më të larta evropiane.

"Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë me infrastrukturën më moderne. Ne besojmë se energjia e zhvillimit të vendit është para së gjithash infrastrukturë rrugore moderne, energjia e tregut do të mund të çojë përpara Shqipërinë, duke garantuar korridore dhe rrugë më të mira për të", tha Kryeministri.

Ai shtoi se "se sot jemi të përqendruar në autostradën Elbasan–Tiranë, pasi dy qytetet më të mëdha të vendit shndërrohen në metropol, por nga ana tjetër, nga Erseka, Leskoviku, Bilishti, Gramshi, e tërë komunat e kësaj zone, afrohen me tregun e Tiranës, shkurtohet distanca për prodhimet e tyre".

"Korridori Tiranë – Elbasan është një nga korridoret më të rëndësishme të rajonit, pasi është korridori më i vështirë, por më i rëndësishëm i Korridorit 8. Ne mbetemi të gatshëm të ecim drejt Librazhdit dhe Qafë Thanës, dhe shpresojmë që Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, me ndihmën e miqve dhe partnerëve, me përpjekjet e tyre të ndërtojmë këtë korridor që afron tregjet e mëdha të Europës me tregjet e Azisë, këtë korridor që ndjek rrugën e hershme të Egnatias, i cili do t'i japë një dimension të madh tregut në tërësi", tha Kryeministri./Start/

                                                                                             2011-11-19 14:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›