Berisha: Me elita vizionare të kapim kohën e humbur

Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në shpërndarjen e Fondit të Ekselencës, nga ku ka përshëndetur 42 studentët dhe pedagogët që përfituan këtë fond për vitin 2010.
"Arsimi e përmbush misionin e vetë vetëm duke konsoliduar cilësinë e tij dhe në këtë kontekst Fondi i Ekselencës merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe", tha Berisha, për të shtuar se "përgatitja dhe mbështetja e ekselencave shqiptare përbën një nga përparësitë më madhore për qeverinë".
Ai e konsideroi jetike krijimin e një elite që do të jetë në lartësitë e kohës, ndërsa theksoi se "elita dhe e ardhmja janë binom i pandarë dhe sinonim pothuaj dinamik i njëra-tjetrës".
"Shqiptarët kanë patur raportin më të vështirë me elitën dhe me të ardhmen për shekuj të tërë. Elita kombëtare e rilindjes, pavarësisht se ku u formua, projektoi Shqipërinë në hapësirën perëndimore. Saga e rilindjes është një sagë vuajtjesh. Përveç një periudhe të shkurtër të mbretërisë, periudha e diktaturës ishte periudha e rrënimit të elitës në tërësinë e saj", tha Berisha. Kreu i qeverisë tha se për kombin shqiptar është jetike të kapë kohën e humbur dhe kjo mund të arrihet vetëm duke garantuar një elitë vizionare.
"Shqipëria një vend i zhvilluar, është një ambicie shumë e vështirë për t'u realizuar, por absolutisht e mundshme, pasi vendi ka potenciale të jashtëzakonshme", tha Berisha. Duke u ndalur te fondi i ekselencës, Kryeministri Berisha inkurajoi studentët dhe nxënësit që të aplikojnë, pasi nuk do të ketë asnjë kufizim dhe nga ky fond do të përfitojnë të gjithë ata që plotësojnë kriteret. /S.Ll/Start/
2010-12-29 10:59
[