E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et Prokuroria e Tiranes pushon ceshtjen ndaj Albana Vokshit

TIRAN- Prokuroria e Tiranes ka pushuar ceshtjen ne ngarkim te Albana Vokshit per koncesionet e HEC-ve denoncuar me fakte kohe me pare nga deputeti socialist Erion Brace.

Sipas burimeve zyrtare te Prokurorise ne perfundim te hetimeve Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka konkluduar se te dhenat e pasqyruara ne deklaraten publike te shtetases Albana Vokshi qe kane lidhje me veprime korruptive para dhe gjate momentit te nenshkrimit te kontrates se bashkepunimit te dt. 05.02.2008 nuk ekzistojne.

Te dhenat e pasqyruara ne deklaraten publike te shtetasit Erion Brace ne lidhje me veprime ne kundershtim me ligjin te nepunesve shteterore ne rastin e marreveshjeve hidrokarbure te lidhura ndermjet shoqerise Albpetrol sh.a dhe shoqerise Stream Oil Gaz Ltd nuk parashikohen nga ligji si veper penale- thuhet ne deklaraten e Prokurorise.

Procedimi penal u regjistrua per veprat penale te Korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike te Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike si dhe te Shperdorimit te detyres .



Objekt i hetimeve kane qene
1 Ekzistenca e veprimeve korruptive para dhe ne momentin e nenshkrimit te kontrates se bashkepunimit te dates 05.02.2008 ku sipas deklarates publike te bere nga shtetesja Albana Vokshi te pakten ortaket e shoqerise Vizion Construction kane qene te detyruar per te perfshire si aksioner me 20 te aksioneve shtetasin Dritan Avllaj ne kembim te aprovimit te lejes se ndertimit nga punonjes qe ushtrojne funksione publike ne bashkine e Tiranes.
2. Ekzistenca e veprimeve ne kundershtim me ligjin nga nepunes shteterore te cilat sipas deklarates publike te bere nga shtetasi Erion Brace kane sjelle si pasoje perfitimin ne menyre te padrejte dhe ne kundershtim me ligjin te kontratave per dhenien me koncesion per ndertimin e 6 gjashte hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq shoqerise Albaenergiaplus .
3. Ekzistenca e veprimeve ne kundershtim me ligjin nga nepunes shteterore te cilat sipas deklarates publike te bere nga shtetasi Erion Brace kane sjelle si pasoje perfitimin ne menyre te padrejte dhe ne kundershtim me ligjin per marreveshjet e hidrokarbureve te lidhura per kater vendburime te naftes te dhene ne shfrytezim midis Albpetrol Sh.A. dhe shoqerise Stream Oil Gaz Ltd.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›