Gjermeni: Nuk u dhanë shpërblime për shkak të korrupsionit

Deputetja Englantina Gjermeni tha se për herë të parë këtë vit, 540 mijë pensionistë, 90 mijë shqiptarë që marrin ndihmë ekonomike, 80 mijë të papunë që marrin pagesën e papunësisë, nuk do të marrin as gjelin e fundvitit.
“Dhe arsyeja për këtë është e thjeshtë: korrupsioni i Sali Berishës dhe i oborrit të tij, paaftësia e Sali Berishës dhe e qeverisë së tij, papërgjegjshmëria e Sali Berishës dhe e mazhorancës së tij të votave të vjedhura i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shtetit dhe pasuritë e shqiptarëve”, theksoi sot ajo.
Gjermeni shtoi se vetëm spotet për qeverinë dhe koncertet i kanë kushtuar më shumë buxhetit të shtetit se sa do të ishin shpërblimet. Sipas saj, rritja e bërë për pensionet u shumëzua me zero duke qenë se nuk u dhanë shpërblime. “Pasi ua bëri këtyre kategorive jetën të pamundur duke rritur çmimet e energjisë, ujit, ushqimeve, ilaçeve e shërbimit shëndetësor, Sali Berisha po u bën këtyre 700 mijë shqiptarëve edhe një dhuratë për vitin e ri: po u mohon atyre shpërblimin modest të fundvitit”, përfundoi. /S.Ll/Start/
2010-12-29 13:32
[