Bamir Topi: Të zgjidhet kriza!

Kur klasa politike dështoi ne çdo përpjekje për te zgjidhur krizën politike ne vend. Pas seancës se mbrëmshme parlamentare pa rezultat për ngritjen e një komisioni qe do te hetonte zgjedhjet e 2009-ës, kreu i shtetit Bamir Topi përsërit apelin për bashkëpunim. Ne mbyllje te këtij viti te ngarkuar me akuza, debate te ashpra dhe mungese bashkëpunimi, presidenti i Republikës tha se nuk i mbetet gjë tjetër, vetem te uroje dhe shpresoje, qe 2011-ta, te jete viti i marrëveshjeve dhe diskutimeve me argumente. Ne fakt seancat maratone, me debate, akuza mes palëve dhe pa një konsensus dëshmojnë se kriza politike do te mbartet edhe ne vitin, qe nis ne pak dite. Presidenti Topi i sugjeroi politikes te punoje për te mirën e vendit dhe te ardhmen e fëmijëve. Këto komente kreu i shtetit i beri nga shtëpia e fëmijëve, ku ishte për një vizite me bashkëshorten, për te uruar dhe shpërndarë dhurata, ne prag te ndërrimit te viteve.
Shpërndaje