E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Me gersheret e ligjit do presim veshet e lepurit- Tirana ne krizen e gjobave 100 milioneshe

19-09-2010 / Gazeta 55

Kreu i qeverise inauguron rrugen Mjull Bathore-rruga e Elbasanit ne komunen e Farkes. Deklarata e kryeministrit Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e gjobave 100 milion eurosh per vetem nje kontrate


Shume shpjet fillon ndertimi i nje prej magjistraleve kryesore te vendit autostrada Tirane-Elbasan e cila do ta shnderroje Elbasanin ne nje qytet te ngjitur me Tiranen. Ne kete zone qeveria do te nise gjate ketyre muajve ndertimin e unazes se Tiranes. Krahas projektit te madh kombetar te ullirit kete muaj nis me te njejten fuqi mbeshtetese nje projekt i dyte i madh i cili do te shtrihet ne mbare vendin projekti i lajthise geshtenjes sheges bajames dhe arres. Perkunder ketyre arritjeve merite e mundit dhe djerses se qytetareve shqiptare dhe reformave te ndershme e te drejta te kesaj qeverie qendron nje platforme mohimi mashtrimi dhe trillimi


Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar perfundimin e rruges Mjull Bathore-rruga Elbasanit ne komunen e Farkes. Rruga e re me rrjet teresor te kanalizimeve me trotuare ndricim linje telefonike dhe peme dekorative eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 105 milion leke. Ne fjalen e tij para qytetareve te Farkes kryeministri Berisha u ndal jo vetem ne investimet e kryera ne kete komune qe vetem ne 4 vitet fundit jane 20 here me shume se ne 8 vitet e qeverisjes socialiste por edhe ne projektet e reja per kete zone. Nje vend te vecante ne fjalen e tij Kryeministri i kushtoi zhvillimit te projektit kombetar te ullirit duke njoftuar gjithashtu se qeveria do te inicioje se shpejti projektin me te ri ate te mbjelljes se drureve frutore.


Me gjere ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh Ju pershendes shume perzemersisht dhe shpreh kenaqesine qe sebashku inaugurojme sot kete rruge kaq te bukur nje investim prej 105 milion leke. Nje rruge me trotuare kanalizime dhe ndricim nga me te bukurat e metropolit shqiptar. Une gjithashtu vij sot tek ju me ndjenjen e kenaqesise se madhe sepse keto 3-4 vitet e fundit ne kemi investuar ne komunen tuaj 20 here me shume se 8 vitet socialiste te marra sebashku. Ne keto 3-4 vite ne kete komune jane ndertuar 30 kilometra rruge dhe une ju premtoj juve zoti kryetar i komunes se si kjo rruge me trotuare dhe ndricim do ti bejme rruget ne cdo skaj te kesaj komune te mrekullueshme. Ne fshatrat e kesaj komune jane ndertuar rreth 12 ujesjelles e kanalizime 3 qendra shendetesore dhe 2 shkolla te reja. 350 milion leke te tjera jane ne investim e siper. Shume shpjet ne komune fillon ndertimi i nje prej magjistraleve kryesore te vendit autostrada Tirane-Elbasan e cila do ta shnderroje Elbasanin ne nje qytet te ngjitur me Tiranen.


Ne kete zone qeveria do te nise gjate ketyre muajve ndertimin e unazes se Tiranes. Farka do te jete pjesa me moderne e metropolit shqiptar. Ne Farke ne perputhje me planin e zhvillimit te zones po ndodhin investime te medha te sektorit privat. Fshatra turistike te mrekullueshme nga investitore amerikane austriake italiane shqiptare dhe te te gjitha vendeve po stolisin cdo dite e me bukur peizazhet mahnitese te Farkes. Por asnje prej tyre nuk investon dot qofte edhe nje qindarke ne Tirane dhe jo sepse keta investitore nuk do te donin qe pervec Farkes te investonin dhe ndertonin bukur lagjet dhe qendren e Tiranes por sepse Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e lepurit apo krizen e gjobave 100 milion eurosh per vetem nje kontrate. Krize e cila po e katandis kryeqytetin e shqiptareve ne nje qytet te betonizuar ne menyren me te pameshire. Disa here une u kam bere dhe u bej thirrje shqiptareve te shtrojne pyetjen se si ka mundesi qe investitore nga e gjithe bota investojne sot ne te kater anet e vendit nga Saranda ne Kukes nga Korca ne Durres dhe asnje prej tyre nuk hyn dot ne Tirane nuk nderton dot qofte edhe nje pallat te vetem nuk nderton dot qofte edhe nje shkolle te vetme madje edhe spitalet i kane jashte Tiranes. Kjo sepse investitoret e huaj nuk mund te pranojne faturat e lepurit. Kjo eshte arsyeja e vetme se nuk mund te pranojne te paguajne 20 perqindeshin nuk mund te pranojne qe te deformojne dhe shkaterrojne kryeqytetin e shqiptareve vetem e vetem qe te shumefishohen gjobat qe ata duhet tu paguajne drejtuesve te bashkise se Tiranes. Per kete investim te mrekullueshem une dua te pergezoj si komunen e cila ka perqindjen e investimit ne kete rruge ashtu edhe kompanine ndertuese qe ka deshmuar perkushtim te madh. Ky ndertim po vazhdon me ndertime te tjera te rrugeve ne komunen e Farkes dhe te Petreles me Fondin Shqiptar te Zhvillimit.


Faktikisht Farka po stoliset e qendiset cdo dite me nje infrastrukture moderne. Por aq sa po ndertohet ne fshatrat turistike nder me te bukurit ne Farke fermeret e saj kane rritur me 20 here mbjelljen e ullirit dhe te drureve te tjere frutore. Une i pergezoj ata. Zoti kryetar eshte e domosdoshme qe perbri cdo ndertimi te gjendet ulliri druri i perjetesise shpreses dhe paqes. Per zonen ku ai rritet nuk mund te kete perparesi me te madhe sesa kjo peme e mrekullueshme. Projekti kombetar i ullirit po merr permasa shume te medha. Ekspertet e tij do te me njoftonin se ne rrethe te tera mbjelljet e dy viteve te fundit i kalojne mbjelljet e 50 viteve te fundit. Qeveria ime eshte e vendosur te subvencionoje cdo rrenje te mbjelle ne vend si dhe te subvencionoje cdo sherbim ndaj ullirit ekzistues. Por krahas ketij projekti te madh kombetar kete muaj nis me te njejten fuqi mbeshtetese nje projekt i dyte i madh i cili do te shtrihet ne mbare vendin projekti i lajthise geshtenjes sheges bajames dhe arres. Jane mbi 100 mije hektare toke te pashfrytezuara qe do te shfrytezohen ne kete projekt te mrekullueshem i cili ne disa nga kulturat shtrihet teresisht jashte zonave te ullirit. Ne llogarisim qe me keto fruta nder me te kerkuarat ne tregun boteror Shqiperia te marre nje vend te rendesishem prodhimi ne rajon. Farka nuk eshte vetem zone ulliri por njekohesisht eshte edhe zone e ketyre kulturave. Ndaj i ftoj fermeret e Farkes qe aty ku nuk mbjellin ullirin te mbjellin keto drure frutore dhe ne u garantojme se do ti subvencionojme nje per nje njelloj si kulturen e ullirit. Ky vend po ndryshon me shpejt se cdo vend tjeter. Ky vend sot rreshtohet i 57-i nder vendet e ketij planeti ku mund te jetohet me mire. Ky vend po del me shpejtesi nga varferia. Ekonomia e ketij vendi e cila 18 vite me pare ishte ekonomia me e rrenuar e kontinentit dhe nder me te rrenuarat e planetit vitin e kaluar ishte ekonomia me rritjen me te madhe ne Europe ndersa kete vit eshte nje ekonomi me rritje akoma me te madhe. Kete vit ekonomia shqiptare ka rritjen ndofta me te larte ne bote te eksporteve. Kete vit ekonomia shqiptare ka rritjen me te madhe te turizmit se cdo ekonomi tjeter. Kete vit ekonomia shqiptare ka nder rritjet me te larta ne bote te shitjeve. Kete vit Shqiperia rriti me shume se cdo vend tjeter ne Europe e ne bote pagat e pensionet. Kete vit Shqiperia mbylli ne muajin gusht rritjen me te madhe te te ardhurave ne Europe. Perkunder ketyre arritjeve merite e mundit dhe djerses se qytetareve shqiptare dhe reformave te ndershme e te drejta te kesaj qeverie qendron nje platforme mohimi mashtrimi dhe trillimi.


Qytetare e qytetare te Farkes une ju garantoj se prapa cdo mashtrimi qendron nje leje ndertimi e lepurit te bashkise se prapa cdo trillimi qendron nje 35-katesh i lepurit te bashkise se prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se mbi te keqen tuaj mund te ndertojne pushtetin e tyre se prapa nihilizmit qendron doktrina e eterve te tyre e cila ju mohoi shqiptareve lirite ju mohoi te drejtat ju mohoi besimin tek Zoti ju mohoi pronen dhe cdo gje. Le tu themi ketyre shokeve vazhdoni te nderuar shoke se me gersheret e ligjit do presim veshet e lepurit se ne do te ndertojme rruge te reja ujesjelles kanalizime do u hapim dyert investimeve te reja te medha per te ndertuar fshatra te bukura si ky ketu per te ndertuar fabrika hidrocentrale termocentrale per te krijuar jo dhjetera por qindra vende pune per te ecur te sigurt drejt integrimit europian.


Kjo vjeshte mbi te gjitha eshte vjeshta e lirive dhe dinjitetit tuaj. Kete vjeshte shqiptaret qytetare te vendit qe 18 vite me pare u derdhen ne eksode biblike te papara qe nga shekujt me te hershem gjer me sot do te levizin te lire ne mbare Europen. Kete vjeshte ata do te levizin ne Europe pa viza si qytetare te saj do te vizitojne qytetet dhe vendet e kontinentit qe i perkasin do te takojne femijet miqte te dashurit e tyre ne mbare Europen kudo qe ndodhen. Kjo eshte vjeshta e historise e lirise se levizjes se qytetareve te Farkes dhe te mbare Shqiperise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›