Berisha niset per ne New York ne samitin e 65-te te Asamblese se OKB-se

Kryeministri Sali Berisha u nis sot drejt New York-ut ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Gjate vizites disa ditore ne Nee York Kryeministri Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane. Nje takim te vecante Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin e Republikes se Kosoves. Gjithashtu Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj.. Kryeministri Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.
...