Antikomunizmi, Topi shpërndan 14 dekorata
Kreu i shtetit, Bamir Topi, pritet që sot të dekorojë 14 personalitete dhe institucione të vendit. Siç njofton zyra e shtypit të presidencës, motivi i këtij veprimi është dhënia prej tyre e kontributit të vyer në përmbysjen e simboleve të komunizmit dhe vendosjen e demokracisë shqiptare. Aktiviteti do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Pallatit të Brigadave. Këto dekorime vijnë në një moment kur politika po "zien" në debat për çështjen e ligjit për verifikimin e figurave dhe zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore. Një ditë më parë Topi deklaroi se vendimet e tij ishin në përputhje me Kushtetutën.