E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, pushues të shumtë në Vlorë

Temperaturat e larta si dhe fundjava ku të gjithë pushojnë ka bërë që bregdeti i Vlorës të mbushet me pushues.

Të shumtë kanë qënë ata që kanë lënë mënjanë rutinën e përditshme dhe kanë zgjedhur detin larg smogut dhe trafikut. Fundjava për vlonjatët por edhe pushues të tjerë nga e gjithë Shqipëria kalohet në këtë bregdet duke shijuar detin e duke marrë rrezet e diellit.
 

Deti i Vlorës ka mikpritur pushuesit e parë, dhe destinacion nuk kanë qënë vetëm shqiptArët por edhe shqiptarët e Kosovës. Po plazhi i jugut të Shqipërisë pritet të frekuentohet nga një numër më i lartë pushuesish të cilët zgjedhin bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›