Komisioni i Ekonomisë: ‘OK’ kalimit të INSTAT-it në varësi të kryeministrit
TIRANE - Instituti i Statistikave kalon në varësi të kryeministrit. Ky është ndryshimi në ligjin ‘për Statistikat’, që ka miratuar Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.
Opozita ka kundërshtuar me argumentin se sanksionohet edhe me ligj varësia që INSTAT-i ka aktualisht nga kryeministri.
“Shifrat e rëndësishme që INSTAT duhet të nxjerrë janë shifra që dalin fillimisht nga goja e kryeministrit në mbledhjen e radhës së qeverisë. Ju siguroj që në momentin më të parë që do të vijmë në qeverisje do ta kalojmë në një institucion të varur politikisht në varësi të parlamentit shqiptar.”- deklaroi deputetja e PS, Mimi Kodheli.
Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të mazhorancës, ligji ekzistues kishte vakuum dhe nuk përcaktonte se nga varej INSTAT.
Përveç INSTAT-it, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar edhe kalimin në varësinë e kryeministrit të Agjencisë së Prokurimit Publik.
(er.nu/news24/BalkanWeb)