E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Me rendesi qe te diferencohen universitetet

Duhet te drejtojme universitetet tona te bejne renditjet ne menyre periodike. Praktika qe perzgjodhem nuk eshte ajo e denimit perfundimtar por eshte e gradualitetit dhe te kohes se dhene per te permiresuar. Praktika qe zgjodhem eshte e ndershme. Renditjes apo klasifikimit do t8217i nenshtrohen te gjitha shkollat e larta te vendit.Ky eshte nje mekanizem qe do te ndihmoje universitetet ne rrugen e tyre drejt cilesise. Por serish duhet te theksoj se kushti me themelor per arsimin e larte per universitetet ne menyre qe ato te behen cilesore eshte liria e tyre tha kryeministri ne konferencen mbi klasifikimin dhe renditjen e universiteteve.

Ai shtoi se eshte me rendesi qe te qe te konsiderohet me seriozitetin me te madh partneriteti me sektorin privat ne arsim si dhe te inkurajohet kerkimi shkencor si kusht qe universitetet te permbushin misionin e tyre. Klasifikimi eshte i domosdoshem nje mekanizem i ri financiar eshte i domosdoshem nje raport i ri midis arsimit te larte dhe sektorit privat eshte i domosdoshem ne interesin me te madh te arsimit te larte publik u shpreh kryeministri.

Me tej ai ka folur per sukseset ne arsimin e larte duke theksuar ketu rritjen e numrit te pedagogeve. Sot secili prej nesh ndihet krenar me faktin se ne nje kohe te shkurter ne ia dolem te leme prapa disa standarde te prapambetur te rekrutimit te te rinjve ne shkollat e larta theksoi Berisha.

Ne per grupmoshen e re qe kemi duhet te arrijme ne 50 studente per 1000 banore. Por nga ana tjeter problematiken qe krijon kjo rritje duhet ta perballojme duke iu adresuar sektorit privat. Une ju garantoj se qeveria do te investoje per universitetet. Ne sot investojme ne arsimin e larte dhe ne arsimin ne teresi por fatlume do te jete dita kur 60 per qind e shqiptareve do te jene me shkolle te larte ka vijuar kryeministri.

Gjithashtu kreu i qeverise ka kerkuar nga universitetet qe te sjellin tekste te reja dhe moderne per studentet. /Saimir Lleshi/Start/

2010-10-27 1002

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›