E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha deshtoi me krimin bllokoi KRRT-ne e Tiranes

Krimi eshte ne majat me te larta dhe rezultatet e policise jane te dobeta. Shkurtimi i diteve te kesaj qeverie eshte i domosdoshem ndaj ne do te fillojme protestat masive tha Rama. Shefi i opozites tha se kryeministri aktual duhet te mbaje pergjegjesi per vrasjen e Fatmir Xhindit dhe Remzi Veselit.

Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin ne prag te fushates se shkuar dhe kush e vrau Remzi Veselin ne prag te fushates se ardhshme Qeveria qe nuk gjen dot autoret e vrasjeve makaber te kundershtareve te saj politike duhet te largohet ka thene Rama.

Ai shtoi se opozita do te ngrihet ne protesta per largimin e kesaj qeverie. Kreu socialist tha se kryeministri hedh shpifje ndaj opozites teksa e akuzoi ate se ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plackitur Shqiperine. Saliu Berisha hedh balte mbi opoziten dhe importon me korrupsion plehra nga jashte per te perfituar duke mbytur shqiptaret. Hedh balte mbi opoziten dhe tere lumenjte e Shqiperise i ka kthyer me korrupsion ne sheshe ndertimi per hidrocentrale qe do t8217i shfrytezojne oborrtaret e tij vijoi.

Nje teme tjeter e prekur prej tij ishte edhe ajo e dhenies se lejeve te ndertimit ne Tirane ku Rama akuzoi qeverine se ka bllokuar Keshillin e Rregullimit te Territorit te kesaj bashkie duke mos lejuar dhenien e lejeve te ndertimit.

Ka pese vjet qe ky zoteri qe shqiptaret nuk e kane zgjedhur per kryeminister kontrollon KRRT-ne e Tiranes. Dhe ka me shume se nje vit qe ne Tirane nuk eshte dhene asnje leje ndertimi por megjithate ai shpif e shpif qe dicka te mbetet. Sepse Sali Berisha ka deshtuar dhe nuk i ka mbetur asgje tjeter pervec se asaj qe ben hajduti i kapur me presh ne duar kur fillon e bertet kapeni hajdutin perfundoi fjalen e tij. /Saimir Lleshi/Start/

2010-10-27 1351

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›