E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me shume turiste se banore Rozeta Rapushi

Kete vere, vendi yne ka pritur me shume vizitore se sa ka banore qe jetojne ne te. Deklarata u be dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se sipas te dhenave zyrtare, rritja e vizitoreve te Shqiperise kete vit, ne krahasim me vitin 2004 mund te arrije ne 12 here. "Ky do te jete viti i pare, ne historine e ketij vendi, qe Shqiperia ka pritur me shume vizitore, se cka banore brenda saj. Ky eshte nje lajm jashtezakonisht pozitiv. Por, perpjekjet e bera sigurisht kane qene te shumta. Investime masive jane adresuar ne zonat turistike nga Velipoja deri ne Ksamil, qe e tejkalojne 1 miliard euro", tha Berisha, teper entuziast ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Ne kete kuader, kryeministri kerkoi qe secila ministri, te investoje ne fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike te vendit. Sipas tij, nuk mund te mendohet, se me 3.5 milion vizitore, qe vizituan Shqiperine kete vit, megjithese shifrat vijne duke u rritur vazhdimisht, ky problem mund te marre pergjigje vetem nga Ministria e Turizmit. Ky eshte nje problem shume kompleks. Eshte nje burim te ardhurash jashtezakonisht pozitiv per ekonomine. Perpjekjet kane qene serioze dhe te medha, nga te gjitha agjencite dhe institucionet dhe pse duhet te njohin rritje te shpejte dhe konsolidim te madh", theksoi Berisha. Sipas kryeministrit, cdo ministri ne buxhetet e saj, duhet te parashikoje edhe perparesine ne cdo problem qe lidhet me turizmin. Duhet te perparoje mjedisi, shendetesia, bujqesia, si dhe Ministria e Puneve Publike, Ministria e brendshme, Ministria e Financave dhe te gjitha ministrite. "Kete vit, Shqiperia pret me shume vizitore se cka banore te perhershem dhe une ju garantoj qe kjo rritje nuk do te kete te ndalur. Kjo ka shume faktore. Se pari, imazhi qe po krijojme ne teresine e vet eshte shume pozitiv, me disa perjashtime sigurisht", tha Berisha, duke shtuar edhe cmimet e arsyeshme qe kane vendosur pronaret e hoteleve, apartamenteve, qe i japin nje kontribut te madh vendit, pasi kane bere qe qytetet tona te mbushen me vizitore. Ndaj sipas tij, ne buxhetin per vitin e ardhshem, zerat per turizmin duhet te fuqizohen sa me shume. "Ne kete buxhet te parashikojme perfundimin e te gjitha impianteve te perpunimit te ujerave, te cilat fatmiresisht jane ne ndertim e siper, ne te gjitha qendrat e medha turistike te vendit. Te parashikojme te gjitha resurset per kompletimin perfundimtar te infrastruktures, jo vetem drejt zonave turistike, por gjithashtu edhe drejt parqeve arkeologjike, drejt zonave historike, ne menyre qe ky fluks i madh vizitoresh ti gjeje sa me lehte ato", keshilloi Berisha.

Udhezimi
Kryeministri Sali Berisha, udhezoi dje te gjithe anetaret e kabinetit te tij qeveritar qe krahas hartimit te buxhetit, ne perputhje me strategjite sektoriale te miratuara, te behet riorientimi metejshem i resurseve buxhetore drejt industrise turistike dhe turizmit.

1
Milione
Euro, eshte sipas qeverise investimi i bere ne infrastrukture ne zonat turistike nga Velipoja e deri ne Ksamil. Sipas te dhenave, kete vit rritja e vizitoreve krahasuar me vitin 2004 mund te arrije ne 12 here.
Batuta e Berishes: "Zhid shkruajti se Shqiperia ka ushqime te shijshme e burra te bukur. Ishte gej"
"Nje nga gjerat me te vleresuara jane cmimet e arsyeshme qe kane vendosur pronaret e hoteleve, apartamenteve dhe me kete i japin nje kontribut te madh vendit, pasi kane bere qe qytetet tona te mbushen me vizitore. Ketu ka ndikuar edhe ushqimi shume i shijshem.
Ne nje udhetim qe ka bere ne Perandorine Otomane, Andre Zhid, (Gide), shkruajti per vendin tone: "Aty gjeta dy gjera me impresionuese, njera ishte ushqimi i shijshem dhe tjetra ishin burrat e bukur". Kur e lexova per here te pare, shume e shume vite me pare, mendova se shqiptaret nga fanatizmi nuk i kishin nxjerre grate, kur u thellova me tej zbulova se ai kishte qene gej". Ky ka qene versioni i dhene nga kryeministri per fluksin e madh te vizitoreve qe kane krijuar dhe nje imazh pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›