E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten pagat në universitete, per vendoret dhe te papunet Rozeta Rapushi

Rriten pagat per pushtetin lokal. Me propozim te Ministrit te Brendshem, Lulezim Basha, qeveria miratoi dje ndryshimet dhe rritjen e pagave per pushtetin lokal nga drejtuesit e larte, kreret e bashkive dhe komunave, deri tek nepunesit. Ne keto ndryshime, nuk perfshihet Bashkia e Tiranes, drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama, apo kreret e bashkive me mbi 50.000 banore. Gazeta "Koha Jone", boton te plote, rritjen e pagave per cdo kategori, te cilat ne fakt miratohen pas vendimit ne keshillat bashkiake apo komunare perkates. Sipas vendimit te djeshem, per njesite e qeverisjes vendore, me 20.001-50.000 banore, paga e kryetarit nuk mund te jete me e ulet se 51.000 leke dhe as me e larte se 90.000 leke. Ndersa per nenkryetarin, niveli i pages me rritjen eshte nga 41.000-77.000 leke. Nderkohe qe per njesite e qeverisjes vendore me 5001-20.000 banore, paga e kryetareve shkon nga 41.000-77.000 leke, ndersa per nenkryetaret nga 28.000-68.000 leke. Per sa i perket njesive te vendore me me pak se 5000 banore, paga e kryetarit duhet te caktohet nga 37.000-54.000 leke dhe e zevendesit te tij nga 27.000- 42.000 leke. Nga ana tjeter, ne vendim percaktohen edhe shtesat apo nivelet e pagave dhe per nepunesit e njesive te qeverisjes vendore ne menyre te detajuar. Ne te percaktohet gjithashtu, se Specialistet, Pergjegjesit e sektorit apo Drejtoret, ne institucionet e qeverisjes vendore, qe punojne ne pozicione qe lidhen me procesin e informatizimit te veprimtarise se administrates publike vendore dhe kerkojne, ne menyre te detyrueshme, "Diplome te nivelit te dyte" (DND) apo "Diplome te integruar te nivelit te dyte" (DIND) apo te barazvlefshme me to sipas legjislacionit te arsimit te larte, ne deget "Inxhinieri elektronike" apo "Informatike", perfitojne nje shtese per kushte pune, prej 10 000 (dhjete mije) lekesh, mbi pagen mujore te kategorise perkatese. "Miratimi i kesaj shtese do te behet, rast pas rasti, nga drejtorite/njesite e menaxhimit te burimeve njerezore, ne njesite e qeverisjes vendore, ne perputhje te plote me pershkrimin e pozicionit te punes", thuhet ne vendim. Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, per vitin 2010, te perballohen nga te ardhurat e vete njesive te qeverisjes vendore, per vitin 2010.
Ndihma ekonomike, rritja shkon ne 6565 leke
Rritje te te ardhurave, do te perfitojne edhe te gjithe ata persona qe marrin ndihme ekonomike. Ne mbledhjen e djeshme, qeveria vendosi qe te caktoje nivelin baze te te ardhures nga papunesia, 6565 leke, duke miratuar keshtu nje rritje me vlere 3.5 per qind per kete kategori. Me nje vendim te posacem per "Caktim e nivelit baze te se ardhures nga papunesia", qeveria caktoi qe kjo shifer te jete 6565 leke ne muaj. Ky vendim rrit me 3,5 %, nivelin baze te se ardhures nga papunesia, si nje e ardhur baze qe siguron te pakten nje nivel jetese minimal, ne kuader te indeksimit te cmimit te konsumit. Por sipas vendimit te djeshem te ekzekutivit, mbi kete nivel dhe kompensimet qe i jepen cdo perfituesi, perftimi mesatar shkon ne rreth 8100 leke ne muaj, per te gjithe ata qe perfitojne ndihme ekonomike nga papunesia. Efektet financiare do te perballohen nga buxheti i Ministrise se Punes, Ceshtjeve sociale dhe shanseve te barabarta, nga zeri pagesa e papunesise. Sipas qeverise, kjo rritje pritet te ndikoje ne zbutjen e problemeve sociale te atyre qe jane ne proces trajtimi me pagese papunesie, por edhe atyre qe kane hyre se fundmi ne kete skeme mbeshtetjeje. Efektet financiare, sipas vendimit te ekzekutivit, nisin qe nga data 1 gusht e ketij viti.
Pedagoget qe japin mesim ne Universitet, page dyfish
Anetaret e personelit akademik, pedagoget, efektive e joefektive, qe, per nevoja te procesit mesimor, japin ore mesimi ne institucione te arsimit te larte qe e kane vendndodhjen ne qytete te tjera, larg vendbanimit te tyre, per cdo ore mesimi te kryer ne keto institucione, do te perfitojne dyfishin e pagesave te parashikuara, sipas kategorise qe ata kane. Keshtu vendosi dje me nje ndryshim dhe shtese per pagat e punonjesve te personelit akademik te institucioneve publike te arsimit te larte, qeveria ne mbledhjen e djeshme. Efektet financiare per paga e sigurime shoqerore, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, do te perballohen nga fondet e institucioneve te arsimit te larte, per vitin 2010. Ndonese vendimi do te hyje ne fuqi menjehere pas botimit ne fletore zyrtare, efektet e tij financiare do te shtrihen nga data 1 korrik i ketij viti e ne vazhdim. Ky ndryshim u be me propozim te Ministrit te Brendshem dhe atij te Financave, ne baze te ligjit "Per kompetencat per caktimin e pagave te punes", te ndryshuar si dhe te ligjit "Per buxhetin e vitit 2010", te ndryshuar.
Rrita e pagave per drejtuesit

Per njesite e qeverisjes vendore, me 20.001 - 50.000 banore:
Kryetari 51.000 - 90.000 leke
Nenkryetari 41000 - 77.000 leke
Per njesite e qeverisjes vendore me 5.001 - 20.000 banore:
Kryetari 41.000 - 77.000 leke
Nenkryetari 28.000 - 68.000 leke
Per njesite e qeverisjes vendore, me nen 5.000 banore:
Kryetari 37.000 - 54.000 leke
Nenkryetari 27.000 - 42.000 leke

Rritja e pages se pedagogeve
7.... Anetaret e personelit akademik, efektive e joefektive, qe, per nevoja te procesit mesimor, japin ore mesimi ne institucione te arsimit te larte qe e kane vendndodhjen ne qytete te tjera, larg vendbanimit te tyre, per cdo ore mesimi te kryer ne keto institucione, do te perfitojne dyfishin e pagesave te parashikuara:
a) Kur jane ne kategorine "Profesor", perfitojne 2400 leke per cdo ore 60 - minuteshe.
b) Kur jane ne kategorine "Profesor i asociuar", perfitojne 2200 leke per cdo ore 60 - minuteshe.
c) Kur jane ne kategorine "Docent", perfitojne 2000 leke per cdo ore 60 - minuteshe.
c) Kur jane "Lektor i pare", perfitojne 1600 leke per cdo ore 60 - minuteshe.
d) Kur jane "Lektor ", perfitojne 1200 leke per cdo ore 60 - minuteshe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›