Tri kompani të interesuara për privatizimin e Distribucionit

Prishtinë, 19 gusht - Gazeta Koha Ditore shkruan sot se privatizimi i Distribucionit të KEK-ut nuk pritet me entuziazëm nga investitorët.
Sipas KD-së, tri kompani ndërkombëtare kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në privatizimin e Distribucionit të KEK-ut. Zyrtarë të Njësisë për implementimin e këtij projekti kanë bërë të ditur të mërkurën për gazetë se ftesës për shprehje te interesit për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut u janë përgjigjur tri kompani, ku bëjnë pjesë dy kompani turke, përkatësisht “Calik Holding” dhe “Limak”, si dhe kompania italiane “G.C.T. s.r.l.”
“Kjo nuk ka qenë ftesë për parakualifikim, por vetëm shprehje e interesit e që paraqet hapat e parë në kontaktet me investitorët e mundshëm. Pra, nuk kemi të bëjmë me vlerësime për parakualifikim të kompanive, procedurë kjo e cila vjen më vonë”, ka thënë Burim Hashani nga kjo njësi.
Pas shpalljes së interesit pritet të krijohet edhe lista me investitorët e parakualifikuar për privatizimin e Distribuimit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)