Berisha: Media të vazhdojë mashtrimet, unë jam kryeministër i sukseseve
“Përparësi do t’i jepet rrugëve më të rëndësishme bujqësore dhe turistike. Në rrethet si Korça, qarku i Beratit apo qarqe të tjera, sigurisht përparësi kanë pasur zonat bujqësore. Në rrethe të tjera përparësi i është dhënë zonave turistike. Këto të dyja kanë qenë kriteret kryesore të përzgjedhjes të rrugëve që fillojnë dhe deri në fund të qershorit që të gjitha tenderohen.” “Me ketë akt, ne bëjmë një hap tjetër shumë të madh drejt Shqipërisë evropiane, me një rrjet rrugor modern. Ne nuk ndërtojmë e rindërtojmë vetëm rrjetin e rrugëve kombëtare, por ne ndërtojmë dhe rindërtojmë edhe rrjetin e rrugëve dytësore, pavarësisht se ato shtrohen në zona rurale apo qytete. Në këtë mënyrë, ne i shkëpusim qytetet tona nga pluhuri dhe balta, i japim një nxitje të madhe tregut në zonat rurale, si dhe inkurajojmë turizmin, për të cilin Shqipëria ka shumë nevojë. Nuk ka vend më të pasur në vende turistike se Shqipëria dhe duhet t’u japim mundësi qytetarëve tanë dhe të huaj të arrijnë të frekuentojnë të gjitha zonat turistike. Ne duhet t’i japim përparësi të madhe infrastrukturës së zonave turistike dhe bujqësore të vendit”, - u shpreh kryeministri.
Qeveria miratoi edhe një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Brendshme për ndërtimin e rrugës Drimadhë-Sopik, në qarkun e Gjirokastrës.