Berisha-Mediu, dje takimi i dyte
Fatjona Mejdini
Ish-ministri i Mbrojtjes, njekohesisht kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi dje nje takim me Kryeministrin Berisha ne seline kryeministrore. Keshtu, perreth nje ore perpara mbledhjes se qeverise, qe u zhvillua ne mesdite, kreu i qeverise, Berisha dhe Mediu paten nje bisede koke me koke. Burimet bejne te ditur se nje nga temat e ketij takimi ishte marreveshja qe pritet te nenshkruhet mes PR-se dhe PD-se, ne lidhje me ministrine e re ku pritet te perfaqesohen republikanet ne nje kohe me te vone. Nga ana tjeter, mesohet se biseda eshte ndalur edhe ne ceshtjen e imunitetit te kreut te republikaneve, Mediu, te cilit prej javesh, tashme Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, i ka kerkuar te paraqitet ne prokurori per te deshmuar ne lidhje me pergjegjesite e tij per ngjarjen e Gerdecit, me 15 mars. Kjo eshte hera e dyte kur kreu i republikaneve, Mediu, takon ne menyre private Kryeministrin Berisha pas kerkeses se ardhur nga prokuroria per dorezimin e imunitetit. Duket se ish-ministri i Mbrojtjes kerkon mbeshtetjen e kreut te qeverise, Berisha, ne lidhje me imunitetin e tij dhe garanci per mosperdorimin politik te deshmive te tij perpara prokurorise. Nga ana tjeter, nje ceshtje e rendesishme qe diskutohet mes dy perfaqesuesve te mazhorances eshte edhe ajo per perfaqesimin e republikaneve perseri ne qeveri ne rang ministrash. Pas doreheqjes se Mediut nga posti i ministrit te Mbrojtjes, Partia Republikane mori vendimin per mos t'u perfaqesuar ne qeveri ne rang ministrash, derisa prokuroria te zbardhte te gjithe te verteten per ngjarjen e Gerdecit dhe implikimit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, ne kete ngjarje. Por, duket se republikanet kane ndryshuar mendim dhe pak dite me pare, pikerisht ne momentin qe Ina Rama dergoi ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te kreut te kesaj partie, ata dolen ne vendimin se kishte ardhur koha qe ata te perfaqesoheshin ne qeveri dhe do te nisnin negociatat per te pasur nje post ministror. Burimet bejne te ditur se republikanet kerkojne te perfaqesohen me nje ministri te rendesishme ne kabinetin e drejtuar nga Berisha. Keshtu, ata nuk jane te gatshem te pranojne postin e zevendeskryeministrit te mbetur bosh nga kalimi i Gazmend Oketes nga ky post ne Ministrine e Mbrojtjes, pas doreheqjes se Mediut. Keshtu, kreut te qeverise, Berisha, do t'i duhet te largoje nje nga ministrat e tij, ne menyre qe t'u jape republikaneve edhe nje ministri. Momentalisht, PR perfaqesohet ne qeveri vetem me dy zevendesministra dhe jo nga nje minister.
Berisha-Topalli, takimi para mbledhjes se Keshillit
Kreu i qeverise Berisha ne diten kur Kryeprokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kerkoi lenien e imunitetit te kreut te republikaneve, Fatmir Mediu, zhvilloi edhe nje takim me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne zyren e tij. Pas ketij takimi, Kryeparlamentarja Topalli deklaroi se Mediu duhet ta linte imunitetin per faktin sepse prokuroria duhet te vazhdonte punen e saj ne menyre te lire per ceshtjen e Gerdecit.