Koci: Nano, kthehu tek elektorati ne Sarande
Oli Xhilaga
Levizja per Politike Institucionale leshoi dje nje apel per ish-liderin socialist, Fatos Nano, ku i kerkoi rikthimin e tij ne krye te kesaj levizjeje. Keshtu, atmosfera e re e krijuar pas ndryshimeve kushtetuese ka bere qe socialistet e menjanuar nga kryetari i PS-se, Edi Rama, t'i kthejne syte nga ish-kryetari i tyre, Nano. Nderkohe qe, nje thirrje e tille, edhe pse jo ne menyre te drejtperdrejte, erdhi nga drejtuesi i kesaj levizjeje, Petro Koci. Ne kete menyre, referuar pikerisht kesaj situate te krijuar ne sfondin politik, Koci vleresoi se "une mendoj qe zoti Nano, ashtu si deputetet socialiste te vertete, duhet t'u pergjigjet aspiratave te zgjedhesve te tij ne Sarande". Por, per rrjedhoje, perfaqesuesit e kesaj levizje lene te hapur mundesine e bashkepunimit me Nanon, si e vetmja mundesi per te "mundur" dyshen Berisha-Rama. Aq me teper qe prania e zedhenesit te Fatos Nanos ne krah te Kocit nenkupton me shume sesa deklaratat jo te drejtperdrejta te deputetit socialist, Koci.
"Situata eshte e tille qe fton gjithkend qe ka grinte politike per te mos lejuar qe ne kete vend te cimentohet pushteti i nje njeriu. Pra, situata te fton dhe nuk ka nevoje te dalin zedhenes politike per ta bere kete gje, qe te veprohet me mencuri dhe kuraje politike", vleresoi Koci gjate fjales se tij. Por, nga ana tjeter, edhe pse i pozicionuar ne mbeshtetje te organizimit te nje referendumi popullor te kerkuar nga LSI, Koci beri me dije se "ne jemi nje levizje e socialisteve, qe jemi te pandare nga socialistet. Jemi te ndare nga lidershipi dhe nga marreveshja Rama-Berisha". Deputeti socialist, Petro Koci, konfirmoi dje edhe firmen e tij ne favor te referendumit popullor te iniciuar nga LSI-ja. Por, duke sqaruar mbi pozicionin e levizjes se drejtuar prej tij, Koci vuri ne dukje se, "ne qofte se ne na duhet te zgjedhim midis ciftit Rama-Berisha dhe Ilir Metes, apo dhe politikaneve te tjere, apo formacione politike qe jane kunder ketij grushti shteti te realizuar ne Kuvend, per shkak te nje pazari te rendomte Rama-Berisha, sigurisht qe ne do te zgjedhim te dyten". Nderkohe qe, nuk vonoi te hedhe akuza te ashpra ne drejtim te Edi Rames, por edhe Kryeministrit Sali Berisha.
Si lindi konflikti
Votimi i Topit solli carjen e pare te socialisteve
Zgjedhja e kreut te ri te shtetit solli ndarjen perfundimtare te nje pjese te ligjvenesve socialiste nga Grupi parlamentar i PS-se. Grup i cili krijoi Levizje per Politike Institucionale, duke kundershtuar hapur menyren e drejtimit te kesaj partie, nga kryetari aktual Edi Rama. Keshtu, te pakenaqur nga qendrimi qe lidershipi i PS-se, mbajti ndaj kandidatures per Presidentin e ardhshem, te ish-kryetarit Nano, duke mos e mbeshtetur ate ne kete gare, 5 deputete socialiste bashkuan votat me mazhorancen per zgjedhjen e kreut te shtetit. Nje veprim i tille, kunder vendimit politik, solli dhe largimin e tyre nga Grupi parlamentar. Por qe u shoqerua me krijimin e nje levizjeje te re brenda radheve socialiste, me drejtues Petro Kocin, i cili ishte edhe krahu i djathte i Fatos Nanos ne levizjen e iniciuar nga ky i fundit per rikthimin e politikes institucionale ne PS. Sot, Levizja per Politike Institucionale ne Partine Socialiste, gjendet mjaft prane bashkimit me LSI-ne.