Berisha: Teknologjia e informacionit, perparesi
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje, gjate mbledhjes se qeverise, se teknologjia e informacionit dhe procedurat elektronike jane perparesia me madhore e qeverise, ndaj dhe ne buxhetet e seciles ministri do te percaktohet perqindja me e larte e mundshme per IT. Duke informuar mbi viziten e tij ne Estoni, ai vuri ne dukje se Shqiperia ka nje bashkepunim rreth dyvjecar me Estonine ne fushen e IT dhe se pala estoneze ka shprehur gatishmerine qe te ndihmoje Shqiperine ne te gjitha aspektet ne kete fushe.
"Estonia ka nje nivel elektronik te transfertave bankare prej 98 per qind, regjistrat e ketij vendi jane teresisht elektronike, ka te dhenat elektronike qe gjenden me lehte nga te gjithe qytetaret dhe ky eshte provuar si koncept shume i suksesshem", tha Kryeministri.
Kreu i qeverise vecoi rritjen me shpejtesi te indeksit te aplikimit te IT ne shoqerine shqiptare. "Nga 4,8 per qind qe ka qene ne vitin 2005, ne vitin 2007 u regjistrua ne 15 per qind dhe tani ne rreth 19 per qind, nderkohe qe shpresohet qe deri ne fund te vitit te jete te 25 per qind", nenvizoi Berisha.
Duke vene ne dukje se ne themel te suksesit estonez qendron vendosmeria e bankave private estoneze per t'i ofruar sherbime online klienteve te tyre kreu i ekzekutivit, Berisha kerkoi perpjekje te jashtezakonshme nga institucionet per edukimin e qytetareve ne kete drejtim. "Perdorimi i transfertes bankare, terheqja e pensioneve nepermjet bankave eshte shume ekonomike, pasi ne vend te sporteleve dhe ndertesave ne te gjitha rrethet e vendit do te mjaftonin pajisjet e thjeshta elektronike si sherbim per qytetaret", theksoi Kryeministri, duke kerkuar ne kete aspekt ndermarrjen e kurseve me te gjera per perdorimin e internetit dhe kompjuterit ne te kater anet e vendit. Ne kete drejtim, ai kerkoi qe te pararendim me cdo kusht me edukimin e komuniteteve. Ne kete kendveshtrim, Berisha u shpreh se pervoja estoneze eshte efikase.