E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Ligji tatimor kunder biznesit

Partia Socialiste kundershtoi dje Projektligjin e Procedurave Tatimore. Deputeti socialist, Shpetim Idrizi, gjate nje komunikimi me mediat, kerkoi rishqyrtimin e tij ne Komisionin e Ekonomise, pasi, sipas tij, projektligji deformon dhe ngushton parimet dhe hapesirat e ekonomise."Ky eshte nje projektligj, sa regresiv, aq dhe kaotik, ku parimet baze te fiskalitetit si, vetevleresimi dhe vetedeklarimi, neutraliteti i administratave fiskale dhe barazia e pagimit te taksave, jane zevendesuar me nenet e gjobave, hetimeve, sekuestrimeve, falimentimeve, metodave alternative e cmimeve referuese", theksoi Idrizi. Per kete arsye, Idrizi ne emer te Grupi parlamentar te PS-se, deklaroi se "jemi ne mbeshtetje te plote te Komunitetit te Biznesit per te gjitha verejtjet dhe konstatimet qe ky komunitet i ka bere ketij projektligji. Ne kuader te shqyrtimit te projektligjit, Grupi parlamentar i Partise Socialiste shton se duhet te deklarohen te papranueshem e te ndryshohen disa nene te ketij ligji, si dhe konsideron te rendesishme dhe imediate krijimin e Gjykates Administrative". Sipas tij, socialistet do te kerkojne abrogimin e neneve antikushtetues te ketij ligji, pas zgjedhjeve te vitit 2009. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›