E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Mesazhi për rrezikun e terrorizmit duhet të mbahet mend nga vendet e lira

Sali Berisha ka komentuar për 21 vjetorin e sulmve terroriste në SHBA. Ai, nëpërmjet një postimi në FB, ka shprehur ngushëllimet për viktimat, si dhe ka uruar që mesazhi për rrezikun e terrorizmit të mbahet mend nga vendet e lira.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën! Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues. Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkroi Berisha.

/rtsh.al/

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›