Takimi i liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Slloveni

Presidenti Bajram Begaj do të niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa bisedimet do të fokusohen në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.
Procesi i Brdo-Brijunit u iniciua në vitin 2013, ndërsa fokusi kryesor i procesit është zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi Brdo-Brijuni përfshin Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën.
/rtsh.al/