E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mesuesit, pjese e gjendjeve civile

Kryeministri Berisha pranoi dje ne mbledhjen e qeverise se gjate reformes, qe qeveria po kryen ne lidhje me gjendjen civile, ka pasur edhe probleme. Keshtu, kreu i qeverise evidentoi se ne kete proces kane ndodhur disa zhvillime te padeshirueshme, te cilat kane veshtiresuar disa veprime te rendesishme per banoret. “Komunat e thella, si Dukagjini, Zagoria, Frasheri, Orenja, apo te tjera me radhe, kane humbur sherbimin e gjendjes civile, por kjo nuk mund te ndodhe me dhe do te korrigjohet me shpejtesi”, deklaroi Berisha. Ne kete kuader, ai propozoi ngritjen e disa grupeve te posacme, te perbere nga arsimtare, apo njerez te tjere, te pergatitur, te cilet do te pajisen me mjete te nevojshme per te kryer disa veprime te domosdoshme te gjendjes civile, per t’u ardhur ne ndihme banoreve te ketyre zonave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›