E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pranga per gjykatesin

Kryeministri Berisha deklaroi dje, nga Peqini, se do te arrestoheshin te gjithe ata gjykates, te cilet abuzonin me detyren e tyre. Perpara simpatizanteve te PD-se ne Peqin, Berisha u zotua se lufta kunder korrupsionit do te vazhdonte edhe ne sistemin e drejtesise, duke paralajmeruar furtune ne kete sektor teper te lakuar dhe ne te gjitha sondazhet per perceptimin e korrupsionit. Keshtu, kreu i ekzekutivit, leshoi akuza te ashpra per ish-kryetarin e Gjykates se Elbasanit dhe per nje prokuror te ketij rrethi gjyqesor. Sipas tij, ai kishte liruar nje vrases ne sallen e gjyqit dhe kjo ishte nje histori te cilen ja kishte pershkruar pak kohe me pare vete e motra e viktimes. “Ajo me tregonte se si iu keput shpirti dhe jeta, sepse dora e zeze ia vrau vellane e saj te hynte te dera e shtepise. Vrasesi u arrestua, ndersa gjykatesi kriminel i Elbasanit e liroi nga salla e gjyqit”, theksoi Berisha gjate takimit me simpatizantet. Sipas tij, ai i mbetet borxhli me dhjetera familjeve, per te cilet drejtesia nuk ka luajtur rolin qe i takon, por ka abuzuar dhe i ka dhene te drejte kriminelit.

“Mbetem shume borxhli ndaj motres dhe familjes se kesaj viktime dhe mbetem jashtezakonisht i vendosur qe te bej cdo perpjekje qe kete gjykates kriminel ta vendosim ne pranga, ne banken e drejtesise. I tille eshte edhe prokurori faqezi qe ben tregti me dosjet”, premtoi diten e djeshme nga Peqini, Berisha, per vendosjen ne pranga te perfaqesuesve te gjyqesorit te Elbasanit. Sipas tij, qeveria do te vazhdoj luften kunder korrupsionit edhe ne sistemin e drejtesise ashtu sic po ben edhe me zyrtaret e larte, pa marre parasysh se ata i perkasin mazhorances aktuale. “Jane arrestuar me dhjetera zyrtare dhe do te arrestohen te gjithe ata qe korruptohen. Nuk arrestohen gjykates, ndonese ka prej tyre qe jane 10 here me te zinj se krimineli”, deklaroi Berisha pasditen e djeshme. Sipas tij, lufta kunder korrupsionit do te vazhdonte pa asnje kompromis.

Reagon Musta: Prokuroria nuk solli prova

Ish-kryetari i Gjykates se rrethit te Elbasanit ka reaguar dje ndaj sulmit te Kryeministrit Sali Berisha. “Gjithcka ndodhet ne dosjen gjyqesore, tha Musta. Prokuroria nuk arriti te sjelle prova bindese per te mbeshtetur pretendimet e veta dhe ne u detyruam te pranojme pavlefshmerine e nje sere procesverbaleve e deklarimeve”. Bujar Musta shtoi se pretendimet e Prokurorise mbeten thjesht pretendime, por nuk perbejne prove.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›